Kryesia e re e SHKHSHGJ „Sali Çekaj“: Mr. ArgentFerizin, Gazmend Dashin, Zymer Zenelin, Shaban Mulin, Shemsi Hazirin, Rafet Mulin, Rafet Mehmetin, Fatlum Shalëndhe Premtim Kolgeci.
Në pjesën e parë të muajit mars, Shoqata Kulturore dheHumanitare Shqiptaro-Gjermane „Sali Çekaj“, nëPfaffenhofen të Gjermanisë, mbajti Kuvendin zgjedhior dhezgjodhi kryesinë e re. Të pranishëm. përveq antarësisë sëgjerë, ishin edhe një numër i madh i të interesuarve. Tëpranishëm ishin edhe Prof. Idriz Zeqir, mr. Rexhep Nikçi, Zymer Sefa, Azem Çekaj etj. Gjatë tërë kohës kuvendi u përcjell edhe nga „Gazeta e Alpeve“ dhe revista „Marshi i Mërgimtarit“.
Komisioni zgjedhor dhe ai verifikues shpallin kryesinë e re të shoqatës. Në foton 2, Gazmend Dashi i uron titullin e kryetarit të shoqatës, Mr. Argent Ferizit.
Kuvendin e shpalli të hapur, Gazmend Dashi, kryetar. Një raport pune të shoqatës e bëri, Osman Ferizi. Mëpas u zgjodhë Komisioni zgjedhor prej tre anëtarësh: Azem Çekaj, mr. Rexhep Nikçi dhe Xhevdet Muriqi, si dhe Komisioniverifikues prej dy anëtarësh: Zymer Sefaj dhe Idriz Hasani.
Të pranishmit në sallë, me votën e tyre të fshehtë nga 18 të propozuarit me shumicë votash zgjodhën: Mr. Argent Ferizin, Gazmend Dashin, Zymer Zenelin, Shaban Mulin, Shemsi Hazirin, Rafet Mulin, Rafet Mehmetin, Fatlum Shalën dhe Premtim Kolgeci. Kryesia e re dhe të pranishmit, si shenjë ndërimi dhe respekti për punën e madhe të bërë si drejtues dhe ideator i emrimit të shoqatës me emrin e dëshmorit Sali Çekaj, Osman Ferizin e shpallën Kryetar Nderi i shoqatës.
Prof. Idriz Zeqiri, u kënaq nga kjo përzgjedhje e kryesisë me gjysmën e anëtarëve të rinjë. Urimet nuk patën të ndalur nga të pranishmit. Urime për anëtarët e kryesisë së re shpreh dhe redaksia e „Gazeta e Alpeve“ dhe e „Marshi i Mërgimtarit!