Netflix, përgjegjës për 15% të konsumit global të trafikut të internetit

Global Internet Phenomena Report i publikuar nga Sandvine për janarin 2023 zbuloi se Netflix është përgjegjës për 15% të konsumit global të trafikut të internetit në vitin 2022.

Ndërkohë që një person kalon mesatarisht deri në tetë orë në ditë në aplikacionet e internetit, qoftë për shkollë, punë apo duke komunikuar, aplikacionet online janë bërë pjesë e rëndësishme e jetës së secilit.

Po cilat janë aplikacionet që konsumojnë më shumë trafikun e internetit në botë?

  1. 1: Netflix | Platforma OTT është përgjegjëse për 15% të trafikut të internetit në botë.
  2. 2: YouTube | Platforma e video streaming renditet e dyta, me 11.4% të trafikut të internetit në botë.
  3. 3: Disney+ | Me një pjesë të konsiderueshme, përdoruesit e Disney+ konsumojnë rreth 4.5% të trafikut global të internetit.
  4. 4: Amazon Prime Video | Një tjetër shërbim i video streaming, përdoruesit e Amazon Prime Video zënë 2.8% të trafikut të internetit në botë.

Rrjetet sociale dhe aplikacionet e tjera të lojërave përfaqësojnë përdorim të konsiderueshëm të internetit, duke përfshirë TikTok, Facebook, Playstation dhe Xbox/CNBC