Përplot 40 vite ma herët, pikërisht në të49-tën datëlindje të tij, përgjatë krejt prillit1983, Shefqet Qamil Hoxha i Lumës, kuShtjefën Gjeçov i ri, me statusin e bashkëpunëtorit shkencor kohëplotëdekador në detyrë funksionare tek Institutii Kulturës Popullore me drejtuesakademikun dashamirës Alfred Uçi, ndërmori me vullnet të mirë, dashuri tëmadhe e përgjegjësi të lartë një ekspeditëmujore etnografike në Malësinë e Gjakovës.
Kjo ekspeditë u krye në një rreth (sot bashki e Tropojës) me pasuri të madhe tëtrashëgimisë popullore shqiptare dhe me kontribute të larta e të veçanta historikekombëtare, me hap e penë shefqetjane prejnga Qafa e Prushit dhe e Morinës deri nëQafë të Agrit, nga tedel alpesh Valbona, përgjatë viseve Mbi Dri, në gjithsej 16 fshatra: Shipshan, Viçidol, Myhejan, Kerrnajë, Valbonë, Dragobi, Shoshan, Koçanaj, Margegaj, Markaj, Dojan, Bujan, Zogaj, Pac, Lekbibaj e Salcë, ku i nektaroime anketa, intervistime e dorëshkruajtjeedhe 24 burra të njohur të Malësisë sëGjakovës, mbi 60-vjeçarë, me dituri e kujtesë popullore të madhe.
Vepra e re e Plakut të Bardhë tëShkencës, e Shefqet Hoxhës, me titulliminpërcaktor e saktësor: “Qëmtime për tëdrejtën dokësore në Malësinë e Gjakovës” në 236 faqet e formatit të tij akademik, njëthesar etnografik i shmëllojshëm e shumëkohshëm, i ka mbi 3.000 nene/pika kanunore, sulle (vendime të kuvendeve), praktika kanunore, sentenca kanunore (e tëtjera/ të ndryshme) nga të gjitha malet e bajrakët e dikurshëm, nga të gjitha fiset e Malësisë së Gjakovës si Krasniqe, Gash, Nikaj e Mertur, Bytyç, Shipshan, Berisha e Tropojës (Alshiqe).
Tek renditorja “Sullet në Malësi tëGjakovës”, që siç e thonë prej kaherit nëMalësi “Vendi mbahet me Kanun e Sulle”, se Sulli nuk e rrëzon Kanunin dhe Kanuninuk e përjashton Sullin, autori qëmtuesdalzotas, Shefqet Hoxha, sjell e përcjellvetëm nga fisi im i Shipshanit 19 Sulle me nja 83 nene/pika, si Sulli: 1.- i vrasjes nëbesë të fisit. 2.- i jetimit. 3.- i Drumit (Udhae Madhe, e Karvaneve). 4.- i Bjeshkës. 5.- iPoterës (alarmit). 6.- Gjaku në poterë. 7.- iTellave (tubë stanesh). 8.- i Bjeshkës (daljesnë bjeshkë). 9.- i Livadheve. 10.- i Udhëve. 11.- i Urës e Vigut. 12.- i Pritës. 13.- i Malit(pyllit). 14.- i Merasë 15.- i Martesës. 16.- iVrasjes nga Gjaja (bagëtia). 17.- i VrasjesPahiri (padashje). 18.- Sulli i Kuvendit(përveçësitë fisnore). 19.- Sulli i Mullinit (kysull vetëm i 70 përdoruesve të Mullinit tëShipshanit).
Në këtë vepër të Shefqet Hoxhës–“Mësues i Popullit” e “Mjeshtër i Madh”, për fiset/krahinën e Nikaj-Mërturit, vetëmnë Kreun “Ndamja e Shtëpisë” kemi nëkanu/sulle gjithsej 22 paragrafë e 88 nene/pika, si përcaktimet: 1.- Toka. 2.- Shtëpia. 3.- Gjaja e gjallë. 4.- Drithi. 5.- Bletët. 6.- Enët e shtëpisë. 7.- Almiset(veglat) bujqësore. 8.- Pulat. 9.-Maca. 10.- Plaku e Plaka e Shtëpisë. 11.- Vllau a motra(e pamartuem). 12.- Meraja. 13.- Mullini. 14.- Rendi i Ujit. 15.- Gjaku. 16.- Fitimet. 17. Detyrimet. 18.- Miqtë. 19.- Arka e Nanës. 20.- Fëmija (djali) që e ka pru nana me veti. 22. Mënyra e Ndamjes.
I përveçova këto dy raste për tëdëshmue se sa pasuri të jashtëzakonshmeka E Drejta Dokësore në Malësinë e Gjakovës, se sa punë të madhe kërkimoreshkencore ka krye “Dekani i Lumës”, “Qytetari i Nderit” të Kukësit e miku i mirëi Tropojës, Shefqet Hoxha ynë; për të ftueedhe Legjislativin Shqiptar, ligjbërësitparlamentarë, që të marrin disa mësime e shembuj edhe nga Kanunet Shqiptare, nga“Kanuni i Lekë Dukagjinit” e “Kanuni iSkënderbeut” dhe deri tek “Kanuni iLumës” i Shefqet Hoxhës, edhe tek kjovepër e tij e çmuar për Malësinë e Gjakovës, nga kodifikimet e përcaktimetnenore në të gjithë elementët e detajet, sepse shpesh herë ka nene të ligjeveshqiptare që bëhen shkak/krijojnë mundësipër korrupsion të shumëllojshëm.
Profesor i asocuar doktor ShefqetHoxha punën kërkimore e shkencore me kanunet e ka pasion dhe mision të jetës e veprës së tij madhore akademike, çkashihet dhe në faqet e kësaj vepre lartnorepër të Drejtën Dokësore në Malësinë e Gjakovës, kur në 50 faqe na i sjellë 106 praktika kanunore nga të gjitha fiset e Malësisë, në vrri e në bjeshkë (materiale); kur sjellë 198 sentenca kanunore e shprehje; teksa e përmbyll veprën me njëFjalorth me 89 shpjegime kuptimore përemër/timet tekstuale; i tregon disa pleqni tëburrave të Malësisë si Binak Alia iKrasniqes, i cili ishte një “Akademi e Pleqnive”, po edhe pleqnarë si TunxhMiftari i Mërturit, e shumë e shumë tëtjerë.
Meritë e veçantë e djaloshit 89 vjeçar tëshkencës, profesor Shefqet Hoxhës, nëveprën e tij për të Drejtën Dokësore nëMalësinë e Gjakovës, botim i SHB “Geer”-Tiranë, 2022, përbën edhe fakti se në njëkapitull të veçantë vë në dukje disa afri dhendryshime të saj krahasimuar me Kanunine Lekë Dukagjinit të hartuar nga Gjeçovi, siveçoritë krahinore të Malësisë së Gjakovës: 1.- Djegia e Pleqnisë. 2.-Lëçitja për gjak. 3.- Nipi e daja. 4.- Gjaku i burrit dhe i grues. 5.- Betarë për gjak burri e grueje. 6.-Burrë e grue në mëkatë. 7.- Hjekësi igrues–hjekësi i gjakut. 8.- Vrasja me pushkë të huej. 9.- Besa në Kuvend. 10.- Shpërblimi i Bajraktarit. 11.- Sa lëqitetfajtori. 12.-Si merren vendimet. 13.- Llojete Kuvendeve. 14.-E Pamja për Dekë – njëmotmot. 15.- Aga në Malësi. 16.- Betimimbi gurë. Përveç këtyre, prof. ShefqetHoxha, i thekson edhe disa veçanti e dallime që ekzistojnë midis të drejtavedokësore ndër dhe mes fiseve të Malësisë sëGjakovës, si Krasniqe, Gash, Bytyç, Shipshan, Nikaj, Mërtur, Berishë e Tropojës, të cilat iu përkasin kryesishtterminologjisë dhe nuk përbëjnë ndryshimethelbësore.
Vepra e “babait të Kanuneve” për/në/tëQarkut të Kukësit me rrethina, si “E DrejtaDokësore në Lumë. (Kanuni i Lumës), me 713 faqe e rreth 1.000 nene, botuar në vitin2013, dy veprat e kohëve të fundit (2022): “Qëmtime për të Drejtën Dokësore nëMalësinë e Gjakovës” dhe “Qëmtime për tëDrejtën Dokësore në Has, Lurë e Reç tëDibres” do të mjaftonin që të vlerësohej me titullin Akademik i Akademive tëShkencave në Tiranë apo Prishtinë, që tijepej titulli i lartë “Nderi i Kombit” ngaPresidenca e Shqipërisë, që një rrugë nëBicaj apo qytetin e Kukësit të mbajnëemrin e të madhit e të shquarit ShefqetHoxha, që ti akordohet Pension i PosaçëmShtetëror i nivelit ma të lartë.
Vepra për të Drejtën Dokësore nëMalësinë e Gjakovës e profesor ShefqetHoxhës është një shtrat e lartësi e mirë qënë të ardhmen e afërt edhe Tropoja, si pjesëe “Kanunit të Maleve”, të hartohet një kodi veçantë, sikurse “Kanuni i Lumës” dhe“Kanuni i Dibrës”, pasi jemi “Malësi e Vogël” me pasuri të mëdha etnografike, nëvlera kanunore të larta.
Në përmbyllje due të them se vetëmpersonalitete të larta, të kalibrit akademik e punës titanike si Shefqet Hoxha i Lumës e Kombit munden që përgjatë një ekspeditenjëmujore të kryeme në Tropojë nëshekullin e kaluar, të sjellin pas 40 vitesh, në këtë shekull të ri, botimin e kësaj vepretë çmuar “Qëmtime për të DrejtënDokësore në Malësinë e Gjakovës”, për çkaka meritë që e shkroi, ruajti e botoi përshkencën shqiptare e brezat shqiptarë, sikurse ka kritikë edhe për Shtetin Shqiptarqë kjo vepër në këto kohë të globalizmit e digjitalizimit të botohet me 40 vjet vonesë, me lekët e pensionit të autorit 89 vjeçar, tënjeriut atdhetar, që me veprat e tij – kryesisht për Lumen e Qarkun e Kukësit, ngrihet si një mal i ri dhe i lartë përballëGjallicës së moçme e të bukur, mbi Dy Drinat, në kohën e sotme e të nesërme. Edhe Korpusi i veprave të tij etno-historiketë trashëgimisë shpirtërore, të botuara nga“Klubi i Poezisë”, me sponsorimin e humanistit Flamur Lutfi Hoxha e botuesvetë nderuar Rexhep Shahu e Izet Duraku, pamëdyshje, në imazhin e kontributin e tyre të pazëvendësueshëm e tëjashtëzakonshëm, janë si vargmale të rejalumjane, hasjane, tropojane në Qarkun e Kukësit, në fondet e arta të trashëgimisëbreznore të Kombit Shqiptar.
Plaku i Bardhë i Shkencës, profesorShefqet Hoxha, djaloshi ynë shekullor, njëAkademi Shqiptare në Lëvizje tëPërhershme e të Përjetshme, Biblioteka e madhe Kombëtare “Shefqet Hoxha” me mbi 70 vepra të botuara e shumë të tjera nëdorëshkrime e proçese botimi në ardhmëri, paç moshën e veprave të tua kombëtare, o Gjallica Akademike e Kombit!
Tiranë, 28 janar 2023