Princesha e Uellsit, Kate Middelton Middelton ka nisur një fushatë të re ndërgjegjësuese e fokusuar në zhvillimin e fëmijëve nën moshën pesë vjeç, të quajtur Shaping Us.
Princesha e Uellsit e ka bërë këtë çështje një nga fushatat e saj kryesore, ndërsa ka krijuar dy vite më parë Qendrën e Fondacionit Mbretëror për Fëmijërinë e Hershme.
“Fushata ka të bëjë në thelb për të vënë në qendër të vëmendjes rëndësinë e fëmijërisë së hershme dhe se si ajo ndikon në atë se çfarë bëhemi. Gjatë kësaj kohe, ne hedhim themelet për jetën. Është koha kur mësojmë të kuptojmë veten, të kuptojmë të tjerët dhe botën në të cilën jetojmë”, ka thënë Kate.
Bashkëshorti i saj, trashëgimtari i fronit Princi William gjithashtu i është bashkuar në këtë kauzë duke përfshirë dhe ekspertë apo personalitete të njohura televizive.
Kjo fushatë e rëndësishme e ndërmarrë nga Princesha Middelton është përshkruar nga disa burimet pranë pallatit mbretërore si puna e saj e jetës. Fushata planifikon të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e pesë viteve të para të jetës, për sa i përket mirëqenies së ardhshme fizike dhe mendore.