Ballina Sport U lodh nga paratë dhe gratë, ish-futbollisti i United bëhet prift

U lodh nga paratë dhe gratë, ish-futbollisti i United bëhet prift

Ish-lojtari i Manchester United, por edhe Norwich, Phil Mulryne vendosi të konvertohej në prift pas një jete të shpenzuar mes luksit, ku paratë dhe femrat ishin kryefjalë.

Vetë Mulryne theksoi se pavarësisht se e kuptoi me vonesë atë se çfarë do të duhej të bënte në jetë, tashmë është i qetë pasi ka gjetur rrugën e duhur dhe se ndjehej i lumtur që po e eksploronte. Ish-lojtari nuk la pa përmendur edhe kohën kur ishte aktiv në sport, duke theksuar se ndjehej bosh dhe se nuk ishte i lumtur.

Mulryne është tërhequr nga futbolli në moshën 31-vjeçare në vitin 2009, ku për herë të fundit luante me Norwich. Mulryne bëri debutimin në futbollin profesional në vitin 1996 me fanellën e Manchester United ndërsa gjithashtë koleksionoi edhe 27 paraqitje me kombëtaren e Irlandës së Veriut. /ss