Lista Botërore e Renditjeve Superqindvjeçare të Grupit Kërkimor Gerontologjik ka postuar të dhënat e njerëzve më të vjetër në botë.

Shihet që njeriu më i vjetër në botë, Lucile Randon ndërroi jetë disa ditë më parë në moshën 118-vjeçare dhe tani vendin e parë e mban Maria Branyas Morera e cila është 115 vjeç.

Në të dhënat tregohet se njerëzit më të vjetër në botë janë nga vende të ndryshme por çfarë vihet re është se 3 janë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës , 1 brazilian dhe 4 japonez.

A ka të bëjë mënyra jetësës së japonezëve në jetëgjatësinë e tyre?

Sipas një studimi jetëgjatësia mesatare në japoni është 85.3 vite. Në jetëgjatësinë e tyre ndikojnë disa faktorë duke filluar nga ushqimi dhe dietat ushqimore. Japonezët konsmujnë më shumë peshk në krahasim me mishin e kuq pasi ky i fundit ka më shumë kolesterol. Dietat e tyre janë të pasuruara me drithëra dhe perime. Japonezët nuk konsumojnë qumështin. Ushqehen me vakte të vogla dhe pinë çaj jeshil në vend të kafes.

Përveç trajtimit fizik ata kalojnë më shumë kohë me familjen e cila është një nxitje psikologjike për njerëzit e moshuar, duke i bërë ata të shijojnë kohën që kanë me familjen e tyre.

Filozofia dhe traditat japoneze janë të hershme dhe bazohen në një arsye për të jetuar. Ikigai është koncepti më filozofik në të cilën jeta e tyre bazohet. Michiko Kumano e përshkruan ikigai si kushtimin e vetes ndaj gjërave që i pëlqen dhe që ka një ndjenjë arritjeje dhe përmbushjeje. Studiuesit nga Universiteti Tohoku zbuluan se njerëzit që dinë dhe praktikojnë ikigai mund të kenë një rrezik të zvogëluar të sëmundjes së zemrës dhe të jetojnë më gjatë.

Në japoni disiplina e jetës është një nga gjërat që jo shumë shtete e kanë. Fëmijët japonez mësohen të pastrojnë mjedise të ndryshme të cilat nuk kanë të bëjnë me shtëpinë por me komunitetin. Shkollat japoneze nuk kanë mirëmbajtës por pastrimi kryhet nga nxënësit. Gjithashtu lagjet, stadiumet (një shëmbull është pastrimi i stadiumit në botërorin e futbollit në vitin 2022). Mbajtja e pastër i ndihmon të shmangin sëmundjet.

Shëtitjet në natyrë, sporti dhe përdorimi i biçikletave në përditshmëri është një faktor shumë i rëndësishëm në japoni. Përgjithësisht makinat dhe mjetet e tjera të transportit përdoren për destinacione shumë të largëta.

Filmat dhe kinematografia në kulturën japoneze fokusohet në animacione të ndryshme duke zbutur konceptin e jetës së vërtetë. Pavarësisht se animimet e tyre kanë të përfshirë dhe filozofinë dhe aksionin, horrorin dhe çdo lloj zhanri normal që filmat kanë, japonezët përkushtohen në mënyrën e të bërit animimet e vizatuara dhe i kushtojnë vëmëndje romantikës dhe problemeve sociale duke dhënë mesazhe kuptimplotë.