Ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në banesën e tij, ish-futbollisti i Kombëtares së Zambias, Philemon Mulala.
Raportohet se 60-vjeçari Mulala u kafshua për vdekje nga 3 qentë e tij në oborrin e banesës në Lichtenburg të Afrikës së Jugut.
Trupi i ish-futbollistit të njohur që luajti për disa klube gjatë karrierës së tij u gjet nga bashkëshortja, e cila ndonëse e çoi në spital, nuk mundi ta shpëtonte.
Policia ka nisur një hetim për ngjarjen, ndërkohë që tre qentë u morën nga një organizatë për kontrollin e kafshëve.