Ramiz TAFILAJ

Editor e drejtor i Shtëpisë Botuese “Jalifat Publishing” në Huoston,

Teksas-SHBA

Historiani Jusuf Buxhovi pranohet anëtar i rregullt i American Historical Association (Asociacionit Amerikan te Historisë), me seli në DC. Sot u bë konformimi zyrtar nga American Historical Association.

AHA promovon punën historike dhe rëndësinë e të menduarit historik në jetën publike. Themeluar me akt (vendim) të Kongresit të SHBA-ve me 1889, misioni i saj është ngritja e punës së historianëve në bazë të standardeve profesionale e etike dhe përkrahja e kërkimeve inovative e lirisë akademike si dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Si organizata më e madhe e historianlve (me mbi 11,000 anëtarë), AHA i shërben të gjithë historianëve nga secila fushë.

Pranimi i Historianit Buxhovi në AHA paraqet një mirënjohje ndërkombëtare për punën e tij hulumtuese shkencore, që doli në pah me veprën “Kosova” në tetë vëllime, e përkthyer në anglisht nga Shtëpia Botuese “Jalifat Publishing” e Houstonit, por njëherit paraqet të arritur edhe për historiografinë shqiptare në përgjithësi.

Huoston, 19 janar 2023