Kalciumi
Disa ushqime shpejtojnë largimin e kalciumit nga eshtrat, ndërsa disa të tjera ndihmojnë që nyjat të funksionojnë më mirë. Personat që vuajnë nga reuma duhet që ta shmangin mishin, djathërat me yndyrë dhe proshutat. Secila perime, veçanërisht lakra dhe bishtajat ndihmojnë për funksionim më të mirë të nyjave, transmeton Telegrafi.
Lakra
Shtresat nga lakra janë ilaç efikas kundër dhimbjeve reumatike. Duhet të mënjanohen tejzat e trasha, ndërsa fletën duhet tëholluar me shishe dhe më pas të vendoset në vendin që dhemb, të mbështillet me një leckë të thatë dhe të shtrëngohet me fashë. Shtresën duhet ndërruar tri herë në ditë.
Arra
Të përzihet një litër vaj ulliri të parafinuar dhe 1 lugë të gjetheve të grira të arrës. Të mbahet në vend të ngrohtë një muaj, me përzierje të përditshme. Me këtë vaj duhet të bëhet masazh në vendet që dhëmbin.
Livanda
Kavanozin prej 1.5 litrash mbusheni me lule të livandës, e mbushni me vaj ulliri, e mbyllni mirë dhe e mbani në diell 15 ditë. Me këtë vaj duhet të lyhen dhe t’u bëhet masazh vendeve që dhembin.
Vaska
Kundër dhimbjeve reumatike mund të ndihmojnë edhe vaskat me ujë të vakët dhe fërkimi i lëkurës rreth vendit që dhemb me peshqir.