Venecia
Venecia është një nga qytetet më piktoreske në Evropë. Për fat të keq, kjo bukuri i ka kushtuar shtrenjtë, pasi miliona turistë vërshojnë në qytet çdo vit, duke i zhvendosur banorët.
Në një përpjekje për të lehtësuar presionin, autoritetet e qytetit po shqyrtojnë një tarifë hyrjeje për udhëtarët ditorë, shumë prej të cilëve zbarkojnë nga anijet masive të lundrimit. Venecia ka përjetuar rregullisht vitet e fundit protesta kundër turizmit të shfrenuar.
Firence
Firence është një tjetër qytet që shumë turistë e kanë të vështirë t’i rezistojnë falë arkitekturës së saj të bukur të Rilindjes dhe muzeve të klasit botëror. E keqja, megjithatë, është se vizitorët e kanë të vështirësi të takojnë vendas, pasi pjesa më e madhe e qytetit është e pushtuar nga turistët. Autoritetet dhe banorët e Firences janë të dëshpëruar nga përballja me turizmin e tepruar.
Roma
Është e rrallë të kesh për vete Shkallët Spanjolle të Romës (në foto), ose ndonjë pikë referimi tjetër të famshme. Atraksionet e shumta historike dhe kulturore të kryeqytetit italian e bëjnë atë një magnet të vërtetë turistik – në vitin 2019, Roma regjistroi rreth 26 milionë prenotime fjetjeje. Autoritetet kanë kërkuar të menaxhojnë më mirë masat duke kufizuar hyrjen në shatërvanin e Trevit dhe duke mos lejuar njerëzit të ulen në shkallët spanjolle.