Disa mendime lidhur me intervistën e Ambasadorit Amerikan në Beograd, Kristofer Hill rreth Autonomisë/Pavarësisë së Kosovës.
Nga Mal Berisha
Që prej shkurtit të vitit 1999, kur Konferenca e Rambujesëi mbylli punimet, ka mbetur pezull një re e errët që rëndon mbitë: A ishte ajo për Pavarësinë e Kosovës apo për kthim të saj nëgjendjen e Autonomisë së Vitit 1974? Pra a do të ishte ajo Kosovë që shohim sot, e lirë dhe e pavarur, apo do të kthehej nëKosovën e demonstratave të studentevë, vrasjeve të policisë dheushtrisë terroriste serbo – jugosllave, burgosjeve, bastisjeve, ekzekutimeve, vrasjeve të djemve shqiptarë në ushtri qëktheheshin si të “vetvrarë” në shtëpitë e tyre?
Pikërisht në atë kohë lëviznin nëpër Kosovë disa emisarëamerikanë të cilët jepnin deklarata publike skandaloze. Njëriprej tyre ishte Gellbarti, i cili e quajti UÇK – në një organizatëterroriste. Tjetri ishte ai që më vonë u bë “hero” i Kosovës, indjeri Richard Holbrook. Ky i fundit vetëm pas vizitës së tij nëDeçan ndërroi opinionin të cilin e kishte formuar për shqiptarëtpas 18 orë bisedime të pandërprera me Sllobodan Milosheviçin.
Në atë kohë ka patur edhe një debat shumë të fortë nësePartia Demokratike e Shqipërisë ishte kundër Marrëveshjes sëRambujesë apo jo dhe nëse ishte kundër, përse ishte kundër saj, në disa pika të marrëveshjes?
Kanë kaluar 23 vjet dhe kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje paasnjë ekuivok, Ambasadori i sotëm amerikan në Beograd,Kristofer Hill, në atë kohë negociatori i Shteteve të Bashkuara tëAmerikës në Rambuje, në një intervistë të dhënë mediave serbeku ai shprehet tekstualisht:
“Roli im në Rambuje ishte të tentoja që Kosovës, t’i kthehejshkalla më e lartë e autonomisë të cilën e kishte dikur. Rambujeja nuk u mor me pavarësinë e Kosovës, kjo ndodhimë vonë ku unë nuk isha pjesmarrës.”
Ambasadori i sotëm amerikan në Beograd dhe negociatori iasaj kohe në Rambuje e ka thënë qartë dhe pa lënë asnjë dyshim,se ai nuk ishte për pavarësinë e Kosovës. Sot është po ai qëpërcjell politikën amerikane rreth Kosovës, nga Beogradi.
Në këtë mënyrë, e tërë balta e hedhur kundër atyre qëkundërshtuan planet alla Kristofer Hill dhe Richard Hollbrokpër kthimin e Kosovës në një autonomi, e cila do të thoshte nënsovranitetin serb, duhet t’u kthehet në fytyrë atyre që e hodhënnë atë kohë ndaj mbrojtësve të vërtetë të Kosovës që ishte e djathta shqiptare e drejtuar nga Dr. Sali Berisha.
Se çfarë vendimi kishte në tekstin e Marrëveshjes Finale e Rambujesë, tw pranuar ng apala shqiptare (dhe jo ajo serbe) mjafton të lexojmë këtë pasazh, në Nenin I: Parimet e Vetqeverisjes Demokratike në Kosovë:
“Pika 3 Republika Federale e Jugosllavisë mbanë përgjegjësi nëKosovë për fushat vijuese, përveç nëse është përcaktuar në vend tjetër në këtë marrëveshje: (a) integriteti territorial, (b) ruajtja e tregut unik brenda Republikës Federale të Jugosllavisë, pushtetii së cilës do të ushtrohet në mënyrë të tillë që të mos bëjëdiskriminimin ndaj Kosovës, (c) politika monetare (ç) mbrojtja, (d) politika e jashtme, (dh) shërbimet doganore, (e) tatimetfederale, (ë) zgjidhjet federale, dhe (f) fushat tjera të përcaktuarame këtë Marrëveshje. 4. Republika e Serbisë do të ketë pushtetnë Kosovë, ashtu si është përcaktuar në këtë Marrëveshje, duke përfshirë marrëdhënien me zgjidhje republikane.”
Nuk dua të hy në analizën e atyre që ka thënë në atëintervistë ambasadori Hill por nuk mund të lë pa nënvizuar disaprej konstatimeve të cilat në një vështrim të thjeshtë kuptohensesa e rëndojnë Kosovën në raport me Serbinë në ngjarjet e fundvitit 2022.
1.- Ambasadori përkrah barrikadimin e serbëve në veri tëKosovës dhe i konsideron ato si të drejta “pasi ndërgjegjësuanopinionin ndërkombëtar lidhur me mënyrën sesi trajtohen serbëtnë Kosovë”.
Shënim: Kosova është i vetmi vend në botë që e ka me ligjtrajtimin e minoriteteve me termin “persekutim pozitiv”.
2.- Ambasadori nuk iu përgjigj drejt gazetarit serb kur ai e pyeti dhe bëri një paralele midis bombardimeve të NATO – s nëSerbi dhe atyre Ruse në Ukrainë:
Është e lehtë për këdo ta bëjë këtë dallim për dy arësye
a) NATO ndërhyri për të shpëtuar një popull nga genocidiserb dhe shfarosja bazuar tërësisht në vija etnike.
b) NATO nuk goditi asnjë objektiv civil në Serbi por vetëmcaqet ushtarake ndërsa Rusia godet shkolla, banesa, kopshte, spitale, stacione elektrike, uzina, fabrika dhe çdo objekt tjetërcivil.
c) NATO nuk udhëhiqej nga një autokrat diktator i vetëmsiç është sot Putini, por nga udhëheqës shtetesh demokratike me qeveri dhe lidera të zgjedhur me vullnetin e lirë të popujve tëtyre.
Pra ku është ngjashmëria këtu midis NATO – s, Kosovës, Rusisëdhe Ukrainës?
Ambasadori Hill është i keqardhur që 6 marrëveshjet e nënshkruara midis Serbisë dhe Kosovës nuk qenkan zbatuar. Po a ka keqardhje ai që asnjë marrëveshje e nënshkruar nga Serbia nuk është zbatuar deri sot?
Ai thotë tekstualisht:
“Presidenti Vuçiç me të cilin kemi komunikim të mirë, më herët ka thënë se në lidhje me Kosovën janëgjashtë marrëveshje, por partnerët ndërkombëtarë nukrespektojnë asnjë prej tyre dhe se ne në fakt nuk e dimë se cila është e vlefshme, cila duhet të plotësohetdhe cila është më e rëndësishmja?”
Pra Ambasadori Hill, dëgjon me vëmendje autokratin dheish Ministrin e Milosheviçit, dezinjatori i Propogandës së Luftëskundër Shteteve të Bashkuara, në lidhje me Kosovën!?
Më tej Ambasadori Hill kërkon zbatimin e marrëvëshjespër Bashkësinë e Komunave Serbe në Kosovë dhe e kërkon atëmë ngulm, pavarësisht se serbët çdo gjë që e kërkojnë sot e kërkojnë nëpërmjet të rojeve të urës, grupeve kriminale tëpaguara nga Vuçiçi në Beograd. Pra paqja do të vijë me imponimin e njerëzve të Miloshevçit si Ivica Dačić– it dheAleksandër Vuçiç – it me forcën e armëve dhe barrikadave.
Duke e ndjekur me shumë vëmendje këtë intervistë tëAmbasadorit Kristofer Hill iu ktheva shënimeve të mia të asajkohe. Për fat, një pjesë e tyre gjënden në librin tim të botuar nëvitin 2021 me titull:
“ANBASADOR I PUSHTETIT TË BUTË”
Aty më del se sa qëndrim të drejtë kemi mbajtur atherë kundërMarrëveshjes së Rambujesë së prirë prej negociatorëveamerikanë në atë Konferencë siç na del sot autonomisti iKosovës Kristofer Hill.
Ja shkrimi im i cili gjëndet në faqen 144, 145, 146 të librit tim:
KONFERENCA E RAMBUJESË DHE KONTRIBUTI IJOSEPH DIOGUARDIT
Në fillim të vitit 1999 ndodhën ngjarje shumë tërëndësishme për Kosovën. Ndër to veçohen masakra e Reçakutdhe Konferenca e Rambujesë. Bashkësia ndërkombëtare u angazhua seriozisht për ta penguar një gjakderdhje të re nëBallkan. Në fakt, përvoja e Dayton – it, si marrëveshje paqejepër Bosnjën, kishte lënë shije shumë të keqe për shkak tëdefekteve të jashtëzakonshme që ajo mbarte. Për më tepër, shqiptarët as që ishin konsideruar në atë rast, ku vetëmMilosheviçi, Izetbegoviçi dhe Tuxhmani ishin palë, tëndërmjetësuara nga amerikanët. Ajo marrëveshje qe nënshkruaredhe nga Presidenti Amerikan Bill Clinton, KryeministriSpanjoll, Filipe Gonzales, Presidenti i Francës Zhak Shirak, Kryeministri britanik John Major, Kancelari gjerman Helmut Kol dhe kryeministri rus Viktor Çernomyrdin. Ajo marëveshjesolli paqe, por asnjëherë stabilitet në Bosnjë e Hercegovinë. Por çfarë dukej se do të sillte konferenca tjetër ndërkombëtare, e cilakishte si qëllim po të njëjtën gjë – të sillte paqe në Ballkan e veçanërisht në Kosovën që ishte në prag të një shpërthimi tëtmerrshëm?
MARRËVESHJA E RAMBUJESË – MË E KEQJA E NËNSHKRUAR NGA SHQIPTARËT DHE E KUNDËRSHTUAR NGA DIOGUARDI
Drafti i Marrëveshjes së Rambujesë, i cili u negociua midis shqiptarëve dhe serbëve me ndihmën e amerikanëve dheveçanërisht dy diplomatëve, Richard Hollbrook dhe Christopher Hill, me gjithë dashamirësinë e tyre, nuk ishte gjë tjetër veçsemë pak sesa një lëshim shumë i madh i bashkësisëndërkombëtare ndaj Milosheviçit. Dokumenti final linte në fuqiadministrimin serb mbi Kosovë, me autonomi diçka si ajo qëkishte pasur, pak më e zgjeruar se në kohën e Jugosllavisë titiste, që ishte marrë brutalisht nga Milosheviçi në vitin 1989.
Joseph DioGuardi, si edhe politikanët më atdhetarëshqiptarë, që në atë kohë ishin në opozitë, e kundërshtuan me forcë këtë marrëveshje. Ai doli në ballë të përpjekjeve për ta redaktuar projektin dhe e kundërshtoi atë me forcën më tëmadhe. Si politikan profesionist amerikan, ai e kuptonte më mirëse çdokush tjetër se për Amerikën dhe Fuqitë e Mëdha, stabiliteti ishte më i rëndësishëm sesa realizimi i të drejtave tëshqiptarëve. Kjo është arsyeja përse diplomatë si Christofer Hill dhe të tjerë iu imponuan shqiptarëve, të cilët nuk kishin ndonjëmbështetje tjetër, përveç asaj amerikane, dhe sado e pamjaftueshme që ishte ajo në atë moment, sigurisht që nukmund ta refuzonin.
Në një takim të shumë aktivistëve të LQSHA-së, Joseph DioGuardi deklaroi:
“Marrëveshja e Rambujesë është e para marrëveshjenë historinë e shqiptarëve, nëpërmjet së cilës kanënënshkruar me dorën e tyre të drejtën serbe mbiKosovën dhe për rrjedhojë skllavërimin e mëtejshëmnën sovranitetin serb mbi Kosovën”.
Me atë rast Liga vendosi që Joi dhe Shirley të udhëtoninurgjent për në Paris. i përcolla atë natë në Aeroportin “Liberty” në Neëark të Neë Jersey-it. Ai ngiste një makinë “Kadillak” tëthjeshtë. Në vend të parë ishte ulur Shirley. Vendimi për tëudhëtuar ishte marrë menjëherë. Me shpejtësi ata u bënë gati, morën dosjet, hipëm në veturë dhe DioGuardi e mori vetëtimonin.
… Arritëm në terminal në momentin e fundit. Të nesërmenata u shfaqën përpara Kështjellës së Rambujesë. Në atë kohëshumëkush e ka kundërshtuar qëndrimin e DioGuardit, por nëselexohet edhe sot me pak vëmendje dokumenti përfundimtar iMarrëveshjes së Rambujesë, ai e lë Kosovën në statusin e autonomisë. DioGuardi ishte kundër. Ajo që ndodhi më pas është ajo që anglezët e quajnë “by default”. Ndodhi mrekullia qëkryeministri serb, Milutinoviç nuk e nënshkroi marrëveshjen, por ua hodhi në fytyrë ndërkombëtarëve në çastin kur po lintekështjellën. Mungesa e një marrëveshjeje solli ndërhyrjenushtarake të NATO-s të udhëhequra nga SHBA-ja. Konsiderojse roli i Joseph DioGuardit ka qenë dhe mbetet historik edhe nëkëtë moment të rëndësishëm për Kosovën. Nëse serbët e nënshkruanin marrëveshjen, Kosova mbetej me statusin e njëautonomie nën pushtetin serb. Aty flitej për një autonomi me tëdrejtë referendumi pas tre vjetësh, por a do të arrihej dot kjo? Aishin serbët tradhtarë të çështjes së tyre në Rambuje? A ishinserbët tradhtarë, që nuk e pranuan atë zgjidhje me konseguencaminimale për ta, dhe asnjë përfitim për shqiptarët, kjo përbën njëpikëpyetje të madhe. A ishin ata agjentë të shitur, apo naivë, këtë ende nuk e ka vlerësuar historia. E vërteta është që situatanuk mbante më, serbët nuk nënshkruan, shqiptarët pranuan njëdokument, ndoshta me premtime të strukturave të fshehta, që do t’i bëjë të skuqen gjithë jetën. Prapëseprapë, kokëfortësia serbedhe “toleranca” shqiptare i shkuan për shtat zgjidhjes së çështjessë Kosovës, pra fillimit të luftës. Joseph DioGuardi ishte në anëne së drejtës, por a ishte edhe në anën e historisë? Kjo çështje handiskutim.
Ky ëshstë konstatimi im i asaj kohe dhe ky ëshstë edhevertetimi se Kristofer Hill ka qenë atherë dhe është edhe sot njeriu që Kosovën e ka dashur dhe e don nën sovranitetin serb!
Kujdës vëllezër shqipëtarë të Kosovës!
“Diqka Po Zihet”, por jo tek emisioni i Televizionit 21 pornë kulisat e interesave anti – Kosovë!