Dubai vendosi të heqë taksën 30% për produktet e alkoolit, kjo për të nxitur turizmin.
Kohët e fundit Dubai ka filluar të lehtësojë disa kufizime që kishin të bënin me fenë islame. Ai lejon, ndër të tjera, shitjen e alkoolit edhe gjatë muajit të Ramazanit.
Heqja e taksës, siç raporton BBC , është një masë për ta bërë Dubain më tërheqës për të huajt.
Dubai ka nëntë herë më shumë të huaj sesa vendas dhe turistët shpenzojnë shumë atje.
Megjithatë, banorët jomuslimanë duhet të jenë të paktën 21 vjeç për të pirë alkool dhe për ta blerë e dërguar në shtëpi duhet të kenë një leje të lëshuar nga policia. Për momentin nuk është e qartë nëse masa do të jetë e përhershme apo jo.