Në prag të motmotit

Janë bërë rutinore,

Përmbylljet e vitit

Me darka luksore!

 

Të themi më shkoqur

Jo si Darkë e Lamës,

Por aso me lesh

Deri n’zog të kamës!

 

Tani dhe këto darka

Na qenkan me fat,

Shefat xhepat plot

E me kokën thatë!

 

I zhvatën projektet

Në fund të këtij viti,

Për të ngrënë e pirë

– Na rroftë apetit!

 

E ne që po ngrehim

Kulla ne erë,

Ka ardhur koha

E ëndrrave në diell!

 

Mirëpo edhe ëndrrat

Nga shteti janë kapur,

Askush nuk fle zgjuar

Me sy të hapur!

 

Lusim Babadimrin

Të jetë më real,

Për “shapkat” e fundit

Të Këshillit Nacional!

 

Sevdail Hyseni

(Karikatura marrë nga interneti)