Një tjetër rekord të ri ka kapur monedha europiane në tregun e këmbimit valutor. këtë të mërkurë një euro ka arritur të këmbehet nën 113 lekë.
Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye me 112.8 lekë.
Kjo rënie e monedhës europiane lidhet me atmosferën festive, ku prania e saj në treg është edhe më e lartë.
Zhvlerësimi i euros kundrejt lekut është një efekt sezonal, por këtë vit ky efekt e gjen në një pozitë të dobët, për disa faktorë të brendshëm dhe të jashtëm.
Sipas parashikimeve, kursi euro-lekë pritet t’i rikthehet trendit forcues të euros nga janari.