“Serbia po mobilizon ushtrinë dhe po injoron thirrjet e NATO-s për uljen e tensioneve midis dy armiqve ballkanikë të kohës së luftës.”
Mediat ndërkombëtarë i kanë bërë jehonë zhvillimeve në veri të Kosovës, mes shqetësimeve për një konflikt të ri Serbi-Kosovë. Ushtria serbe thotë se është në “nivelin e saj më të lartë të gatishmërisë luftarake” pas javësh të përshkallëzimit të tensioneve midis dy vendeve, raporton BBC.
Ndërsa sot , Ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç vizitoi një bazë ushtarake në Rashkë, afër kufirit me Kosovën.
Kosova u ka kërkuar forcave paqeruajtësve të udhëhequr nga NATO të stacionuara atje që të heqin barrikadat dhe ka lënë të kuptohet se forcat e Prishtinës do ta bëjnë vetë këtë nëse KFOR-i nuk reagonë shkruan AP. Por çdo ndërhyrje e armatosur serbe në Kosovë , vazhdon AP, ka të ngjarë të rezultojë në një përplasje me forcat e NATO-s dhe do të nënkuptonte një përshkallëzim të madh të tensioneve në Ballkan, i cili e ka ende të freskët shpërbërjen e përgjakshme të Jugosllavisë në vitet 1990. Përpjekjet perëndimore deri më tani për të arritur një zgjidhje të negociuar kanë dështuar, me Serbinë që refuzon të njohë shtetësinë e Kosovës.