Ballina Aktualitet “SIGAL UNIQA”, bashkëpunimi shqiptaro-austriak që shenjoi historikun e sigurimeve

“SIGAL UNIQA”, bashkëpunimi shqiptaro-austriak që shenjoi historikun e sigurimeve

 

Nuk ka vetëm lidhje historike, unike, mes Austrisë dhe Shqipërisë. Marrëdhënie aq të forta, veçanërisht në shekullin e 20-të, të cilat ishin parësore dhe vendimtare për pavarësinë e vendit tonë.

Nuk janë vetëm albanologët, ata më të spikaturit dhe më të dalldisurit pas gjuhës dhe etnogjenezës së shqiptarëve. Ka edhe një emër që lidh të dy vendet tona në kohët moderne, prej më shumë se 15 vitesh tashmë . Është SIGAL UNIQA Group Austria.

“UNIQA Insurance Group”, e pesta kompani më e madhe sigurimesh në Europë, me një eksperiencë mbi 200-vjeçare në këtë treg, ishte i pari investitor strategjik në tregun shqiptar të sigurimeve dhe mbetet edhe sot, teksa kanë kaluar 15 vite, më i rëndësishmi dhe me impaktin më të madh.

Po kush e solli gjigandin austriak në Shqipëri?

Gjithçka nisi me një rrugëtim që u konkrektizua në shkurt 1999 por që ishte nisur shumë më herët. Ishin 5 veta, 1 zyrë dhe një kapital prej vetëm 400 mijë dollarësh. Ndërsa sot kryesojnë tregun, janë në avangarde me kompanitë simotra dhe numërojnë mbi 2100 punonjës e agjentë dhe mbi 1150 zyra.

Ka qenë një rrugëtim i gjatë, i lodhshëm, me shumë sfida, por edhe i bukur kur shikon se sa shumë besim u ka dhënë qytetarëve, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Shumëkujt sot i duket e pabesueshme, por kur e dashuron diçka çdo vështirësi zbehet dhe bëhen të papërfillshme.

Po flasim për SIGAL, kompaninë lider të sigurimeve, fillimisht në Shqipëri e më pas në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ishte ajo që arriti të sillte në vendin tonë një prej emrave më të rëndësishme të financave austriake dhe Europiane, “UNIQA Insurance Group”, ndërsa sot vijon të ruajë pozicionin e liderit në treg.

“Sigal ka pasur disa pika specifike ndryshe nga kompanitë e tjera. Ne u krijuam në kushte shumë të vështira, por e veçanta është që në atë kohë na lanë të punonim dhe kjo na ndihmoi të rritemi, sepse kishim lishmëri në përzgjedhje dhe i bënim gjërat siç duhet.

Në 2003-shin unë mora një vendim të rëndësishëm duke bërë aksionerë, sigurisht me dëshirën e tyre, departamentin e Shtetit të SHBA-së dhe kjo e konsolidoi SIGAL-in.

Kjo mbështetje amerikane na ndihmoi me menaxhimin. Me Fondin ne gjetëm çfarë duhej dhe ndërtuam një strukturë që kompania të ecte vetë.

Në këtë periudhë morëm licencën e parë në Kosovë, pastaj në Maqedoni dhe kështu filloi zgjerimi dhe rritja. Duhet theksuar se prej vitit 2000 ne kemi 30% të ‘market share’ dhe me të njëjtën përqindje vazhdojmë e dhe sot, kur janë 12 kompani sigurimesh në treg”, shprehet themeluesi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Grupit SIGAL UNIQA në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, z. Avni Ponari.

Marsi i vitit 2007 do të shenjonte një moment shumë të rëndësishëm në aktivitetin e SIGAL dhe tregut të sigurimeve në përgjishësi: partneriteti me një prej gjigandëve të sigurimeve dhe financave në Austri dhe Europë “UNIQA Insurance Group”.

Kompania me seli qëndrore në Vjenë ishte dallëndyshja e parë nga Europa që vendosi të investojë në tregun financiar shqiptar dhe atë të rajonit dhe sot është më e besuara në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Në 2007-ën filluan negociatat me “UNIQA-n”, një kompani e madhe dhe me shumë përvojë në sigurime. Ky bashkëpunim na krijoi akoma më shumë hapësira sepse ndihma e tyre ishte më e specializuar, si një kompani me 200 vite eksperiencë. U bëmë pjesë e strukturave më të gjera europiane dhe eksperiencat e të gjitha vendeve bashkoheshin me eksperiencën tonë dhe i ndanim me njëri-tjetrin, duke ndërtuar një strukturë të domosdoshme në vend. Sot Sigal është më i konsoliduar dhe nga 5 veta që punonin për ne në ’99-ën, sot janë 2000 punonjës në 3 shtete, duke qenë një nga kompanitë më të mëdha në Europën Lindore dhe një nga kompanitë me pozicion të rëndësishëm renditjeje”, shprehet z. Ponari.

Po si kanë qenë këto 15 vite të UNIQA në Shqipëri? A është i kënaqur gjigandi austriak i sigurimeve falë bashkëpunimit me SIGAL?

Për ti kthyer përgjigje kësaj pyetjeje dhe shumë të tjerave ne ishim në Vjenë, në “UNIQA Tower” për të biseduar drejtpërdrejtë me CEO-n e “UNIQA Insurance Group” dhe një nga personalitetet më të rëndësishme të financave evropiane, Dr. Andreas Brandstetter.

Dr.Brandstetter shprehet i lumtur nga bashkëpunimi me SIGAL, i cili sipas tij, i ka tejkaluar pritshmëritë e kompanisë që ai drejton.

“Është një treg i mrekullueshëm sepse ndodhet në një zonë të bukur të Europës, të zbuluar vonë dhe me popullsi shumë të re. Është në prosperitet dhe ka shumë potencial sepse ka shumë rezerva natyrore. Ka një potencial të madh për turizëm, për energji, për tregti.

Është afër Austrisë dhe të gjitha planet që kemi pasur dhe të gjitha pritshmëritë që kemi pasur janë përmbushur plotësisht. Disa gjëra janë mbipërmbushur kështu që jemi shumë të lumtur”, shprehet Brandstetter.

Ndiqni më poshtë dokumentarin e plotë mbi historikun e sigurimeve në Shqipëri para dhe pas viteve ‘90, një bashkëpunim mes SIGAL UNIQA Group Austria dhe SCAN TV: