Trajnerit në Fitnes

Ç’i shkoi për dore,

Të mbledh disa goca

N’ushtrime trupore!

 

Të kesh trup të bukur

Tani është në modë,

Problem i mbipeshës

Shqetësim nëpër botë!

 

Nga ky sport biznesi

Të buzëqesh fitimi,

Për çdo javë fitnesi

Për çdo ditë vrapimi!

 

S’është lehtë të kesh

Një trup elegant,

Ndaj edhe stërvitjet

Nuk bëhen veç hajt…!

 

Duhet t’ jesh i rregullt

Madje dhe aktiv,

Po deshe të dukesh

Të paktën sportiv!

 

Bën shaka Trajneri

Vlen pa spekulime:

– Pesë minuta seks

Sa dy orë ushtrime!

 

Eho! – klithën gocat

Mos i bjer tërthor:

– Eja të bëjmë seks

Pse na lodh me orë…?!

 

Sevdail Hyseni

(Karikatura marrë nga interneti