Më shumë se një milion banorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada po e kalojnë Krishtlindjen pa energji elektrike, teksa një stuhi e fuqishme dimërore vazhdon të godasë Amerikën e Veriut.
Nga një ciklon bombë, kur presioni atmosferik bie, sjell borë, erëra të forta dhe temperatura të ulëta – janë prekur gati 250 milionë njerëz nga kjo fatkeqësi, dhe të paktën 19 vdekje janë lidhur me stuhinë, e cila shtrihet më shumë se 3.200 kilometra nga Quebek në Teksas, raporton BBC.
Mijëra fluturime u anuluan gjatë periudhës së pushimeve.
Nga i ftohti ekstrem më së shumti u godit shteti perëndimor i SHBA-së, Montana, ku temperaturat ranë në minus 45 gradë Celsius.
Përmbytje bregdetare u panë në rajonin verilindor të SHBA-së të Nju England, ku u rrëzuan edhe linjat e energjisë elektrike.
Edhe shtetet jugore të Floridës dhe Xhorgjisë, të cilat kanë dimër më të butë, po marrin paralajmërime për të ftohtin. I vetmi rajon i kursyer kryesisht nga moti i ftohtë është Kalifornia, ku vargjet malore kontinentale ndihmojnë në mbrojtjen e tij.
Në Kanada, provincat e Ontarios dhe Quebekut u prekën më sëshumti. Pjesa më e madhe e vendit ishte nën paralajmërimet për të ftohtin ekstrem dhe stuhi dimërore.