Kampionati Botëror 2022 në Katar përfundoi me një duel spektakolar mesArgjentinës dhe Francës. Vendi pritës, Katari, do të ndiejë trashëgiminë e këtij turneu për dekada, mendojnë ekspertët. Organizimi i kampionatit u vlerësua nga shumë të ftuar – përfshirë edhe ata nga Perëndimi, ku vendi u kritikua për mungesën e respektit për të drejtat e njeriut ose për gjendjen e punëtorëve atje.
Në të kaluarën, ekspertët kanë hulumtuar vazhdimisht efektet e organizimit të ngjarjeve të mëdha sportive (të tilla si Lojërat Olimpike ose Kampiponati Botëror në futboll) në ekonominë e vendit pritës. Në të njëjtën kohë, efektet e provuara ekonomike (dhe në fund të fundit fitimi) ishin më pak se sa pritej. Ndërsa efekti i vetë organizimit ishte afatshkurtër. Pak më pak studime i janë kushtuar sesi fitimi i Kampionatit Botëror ndikon në vendin prej nga vijnë kampionët e botës?
Rritje e prodhimit bruto
Pesë kombe të ndryshme kanë fituar titujt e ekipeve më të mira në shtatë kampionatet e fundit: Brazili (1994, 2002), Franca (1998, 2018), Italia (2006), Spanja (2010) dhe Gjermania (2014). Në gjashtë nga shtatë raste, vend i që ka fituar kampionatin ka shënuar një rritje më të lartë të GDP në vitin e turneut sesa në dy vitet e afërta.
Në vitin 1994, Brazili kishte një rritje ekonomike rekord prej 5.9 për qind. Një gjë e ngjashme ndodhi edhe në vitin 2002 – kur Brazili ishte më i mirë se Gjermania në finale. Ekonomia e Brazilit këtë vit është rritur me 3.1 për qind. Rritje dukshëm më e lartë e GDP se një vit më parë (1.4%) ose në vitin pas turneut (1.1%).