Europa kërkon të zëvendësojë gazin rus me gazin e lëngshëm, LNG, dhe po investon miliarda në inrastrukturën e posaçme. Por kjo mund të përfundojë në një qorrsokak të shtrenjtë si për taksapaguesit edhe për klimën.

Më 5 Mars kur Rusia sapo kishte hyrë në Ukrainë, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen bëri gabimin, që nuk mund të quhej gabim. Në twitter ajo shkroi “BE duhet të çlirohet nga varësia e lëndëve fosile”, dhe lëvdoi Spanjën që ka një masë të madhe kapacitetesh të energjive të rigjenerueshme dhe atyre të gazit të lëngshëm, LNG. Problemi: Edhe LNG është lëndë fosile. Ai nxirret me pompë nga toka, pjesërisht me “fracking” dhe në fund digjet po ashtu me efekte negative për klimën.

Këtë e di edhe von der Leyen. Megjithatë ideatorja e European Green Deal, që do të dekarbonizojë Europën, e bashkon temën e gazit të lëngshëm me atë të energjive të rigjenerueshme. Këto dredha politike në lidhje me klimën mund t’i kushtojnë shumë Europës – nga ana ekologjike dhe financiarise. Sepse infrastruktura në të cilën po investohen tani miliarda, për pak kohë mund të jetë e pavlefshme ose shumë më e shtrenjtë, nëse BE nuk do të ashpërsojë më shumë krizën e klimës.

Belgien, Brüssel | EU Gipfel

Ursula von der Leyen shpalli Green Deal kur erdhi në detyrë

Bumi i LNG dhe kostot tejet të larta

Konsumatori më i madh i gazit në Europë është Gjermania, pasuar nga Italia, Holanda, Sllovakia, Franca, sipas Eurostat. Këto vende përpiqen tani që të zëvendësojnë importet e gazit rus me furnizime nga burime të tjera. “Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, eksportet e LNG janë rritur në Europë me 58%”, thotë Paula Di Mattia Peraire, analiste për gazin tek instituti “Independent Commodity Intelligence Service (ICIS). Sidomos Gjermania, Greqia, Italia, por edhe Irlanda e Franca bashkë me Poloninë e Holandën po e zgjerojnë infrastrukturën në brigjet e tyre.”Në Europë po investohet shumë për LNG”, thotë Peraire. “Nëse të gjitha projekte zhvillohen, po flasim për rreth 15 syresh deri në fund të vitit 2024, atëherë kapacitetet e rigazifikimit do të rriten me 70 miliardë metër kubik në vit.”

Deutschland Wilhelmshaven | Eröffnung von LNG-Terminal | Scholz & Habeck & Weil & Lindner

Në gjermani hapet terminali LNG në Vilhelhmshafen

Fondet e shtetit po rrjedhin aktualisht në terminalet që po ngrihen në brigje, ku gazi i ftohur ringrohet sërisht deri sa të marrë sërish formën e gazit e të futet në tubacionet e shpërndarjes. Aktualisht ka shumë pak terminale, të cilat do ta mbulonin nevojën për gaz të Europës. Por krahas terminaleve ka edhe dy probleme të tjera që kufizojnë importin e gazit.