Gjermania kërkon fuqi punëtore të kualifikuar, rreth 400.000 vetë në vit.

Gjermanishtja e vështirë por e bukur

Nevoja për instalues është e madhe në Gjermani.

Në studimin e OCD-së, katër nga dhjetë të anketuar përmendin gjermanishten si pengesë që të vijnë të punojnë në Gjermani. Në Gjermani flitet kryesisht gjermanisht në reparte fabrikash, laboratore apo dhoma konference. Por ajo që u duket e vetëkuptueshme gjermanëve, a mos është një faktor që e dobëson Gjermaninë në konkurrencën për tërheqjen e fuqisë punëtore?

Chris Pyak, konsulent i aplikantëve për një vend pune në Gjermani, thotë Po. Atë që Alberto Coronado bën në landin e Hessenit, ai e bën si sipërmarrës në Düsseldorf. 25.000 vetë e kanë abonuar revistën e tij online. Pengesat kryesore për fuqinë punëtore ndërkombëtare që të vij në Gjermani nuk janë rregullat e imigrimit apo njohja e diplomave, sipas tij. “Por fakti që në të gjithë Gjermaninë vetëm 4% e të gjitha vendeve të punës janë të shkruara në anglisht.”

Kjo në një kohë që shumë punë që kërkohen sot mund të kryhen edhe me njohjen e gjuhës angleze. Një specialist softeware-sh për shembull, thotë  Pyak. “Në mijëra kompani në të gjithë botën kjo është e vetëkuptueshme.” Pyak kërkon një kulturë të re kundrejt imigrantëve. “Nëse duam që të vijnë më të mirët tek ne, duhet që të përpiqemi për ta. Ndryshe vijnë vetëm ata që nuk kanë zgjidhje tjetër.”

OECD shikon potencial të madh

Njerëzit të ftohtë, gjuha e vështirë, viza merret me vështirësi? Tingëllon sikur Gjermania nuk është aq tërheqëse për punëtorët e huaj. Thomas Liebig, ekspert për Organizatën për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin, OECD e kundërshton këtë. Ai shikon “një potencial të madh të forcave shumë të kualifikuara që të vijnë në Gjermani.” Në studimet  e fundit dhe sondazhet Gjermania është vlerësuar mjaft pozitivisht, megjithëse ndodhet pas Australisë dhe SHBA-së.

Liebig dhe kolegët e tij kanë zhvilluar anketime me rreth 30.000 vetë që kanë vizizuar faqen e internetit të qeverisë gjermane për fuqinë e kualifikuar nga jashtë, pra ata që kanë interes për një punë në Gjermani. Pengesa më e madhe që ata kanë është si të kërkojnë konnkretisht një punë në Gjermani. Ose sepse nuk i lexojnë dot afishimet online për punë, ose se nuk kanë ndihmë për aplikimet. Shumica përfytyrojnë të vijnë në Gjermani për shkak të shanseve të mira për punë dhe karriere. Dhe dy nga tre të anketuar përmendin cilësinë e lartë të jetesës në Gjermani si arsye për interesin e tyre./ DW