Nga Dr. Islam LAUKA, ambasador

Presidenti serb, Vuçiç, riperseriti deklaraten e tij se Beogradi po pergatitet per te nderhyre ne Kosove me 1000 trupa ushtarake e policore, gjoja, ne baze te rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit te OKB-se.
Eshte e vertete qe ne piken 4 dhe aneksin II, piken 6 te kesaj rezolute, flitet per mundesine e lejimit te nje kontigjenti te tille dhe qellimet per te cilat mund te ndermerret ky hap. Por shpallja e pavaresise se Kosoves me 17.02.2008 dhe nenshkrimi i disa marreveshjeve dypaleshe, midis Kosoves dhe Serbise, perfshire ate per Menaxhimin e Integruar te Kufive (IBM), ua kane hequr çdo baze ligjore pretendimeve te Beogradit per vendosjen e trupave te tyre, brenda territorit te Kosoves. Te vetmet forca te huaja, te ligjshme dhe legjitime ne Kosove, jane ato te KFOR-it dhe EULEX-it. Çdo force tjeter e huaj qe tenton te hyje ne Kosove, pa miratimin e autoriteteve te saj, eshte dhe duhet te konsiderohet si agresore.
Ne kete kuptim, deklaratat e Vuçiçit nuk jane gje tjeter, veç thirrje per agresion, sipas skenareve ruse te zbatuar ne Gjeorgji dhe Ukraine (nderhyrje ushtarake, gjoja, ne mbrojtje te pakicave te persekutuara) per destabilizimin e Kosoves dhe te Ballkanit, me qellim zhvendosjen e vemendjes se komunitetit nderkombetar nga konflikti ne Ukraine.
Deri me tani, deklaratat luftenxitese te Vuçiçit jane denuar nga Prishtina zyrtare, por kjo duhet bere, pa vonese, edhe nga Tirana. Gjykoj se edhe Brukseli dhe Uashingtoni duhet te distancohen hapur nga keto
deklarata qe synojne t’i vene zjarrin rajonit tone, ne te kundert, ka rrezik qe, si pasoje e pergjumjes se tyre strategjike, te na shfaqet ne Balkan nje Ukraine e dyte.