Louis van Gaal largohet nga Holanda pas eleminimit nga Botërori. Argjentina ka bërë që trajneri i Holandës të japë dorëheqjen disa orë pas përballjes në Katar, ku skuadra doli me barazim 2-2 nga minutat e rregullta, por u mund me penallti.
Nga 1 janari në krye të Holandës ulet Ronald Koeman.
Van Gaal zbuloi se ishte konsultuar për emërimin e pasardhësit të tij Koeman-it, duke i thënë më parë De Telegraaf: “Një vit më parë, unë isha i vetmi trajner në dispozicion që kishte përvojë, që tani vlen për Koeman. Ai do të ishte një pasardhës i mirë”.
Në prill, Van Gaal zbuloi se vuante nga një formë agresive e kancerit të prostatës, duke pranuar se ia kishte fshehur diagnozën e tij lojtarëve të skuadrës në një përpjekje për të mbajtur fokusin tek Kupa e Botës.
“Së pari dhe më kryesorja nuk do të vazhdoj. E bëra vetëm për këtë periudhë kohore. Kjo ishte ndeshja ime e fundit në mandatin tim të tretë si trajner. Në atë kohë kam trajnuar 20 ndeshje dhe nuk kemi humbur asnjë. Nuk e di sa ndeshje kemi fituar, por ju mund të kërkoni në Google ‘Luis van Gal, ekipi holandez’ dhe të shihni vetë diferencën e golave. Unë e shikoj atë në një mënyrë shumë pozitive. Me Anglinë ishim e vetmja skuadër që ishim të pamposhtur së bashku me Kroacinë dhe Marokun. Nuk mendoj se jemi rrahur sot. Ishte vetëm një penallti. Ajo që po lë pas është një grup i madh”, tha Van Gal në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.