Bülach-ZH, 04.12.2022, e dielë, ora 14.00-të

Lidhja e arsimtarëve dhe prindërve shqiptarë «Naim Frashëri»-LAPSH, për kantonin e Cyrihut, kishte ftuar për të mbajtur sot një manifestim të dyfisht: 28 Nëntorin- Ditën e Flamurit dhe 30 vjetorin e punës së LAPSH-it «Naim Frashëri» për kantonin e Cyrihut.

Salla e marrur për këtë manifestim e cila kishte rreth 800 ulëse, në Bülach të Cyrihut, ishte prap e vogël për të zënë të gjithë ata bashkëatëdhetarë nga të gjitha trojet shqiptare që kishin ardhur në këtë manifestim. Kjo tejkaloj edhe pritjet tona si Kryesi e LAPSH-it sepse ardhja e prindërve, nxënësëve, dhe mbështetësve të LAPSH-it ishte për këto rrethana aq masovike sa jemi detyruar në një moment edhe ti udhëzojmë njerëzit për tu kthyer meqenëse nuk kishte më vende parkingu por as vende në sallën e manifestimit.

Mbajtja e këtij manifestimi është mbështetur financiarisht nga MPJD e Republikës së Kosovës. Znj. Barbana Sekiraqa-Dobra, Zyrtare për mësimin plotësues në Diasporë pranë MPJD na nderoj sot me praninë e saj, për të percjellur për së afërmi këtë manifestim.

Manifestimi ynë u hap me parakalimin e nxënësëve të LAPSH-it të kantonit të Cyrihut, nën drejtimin e mësueses Elfete Hasi dhe nën tingujt e muzikës sonë popullore. Ky ishte një parakalim shumë i bukur me flamujt e LAPSH-it të dizajnuar enkas për 30 vjetorin e punës sonë.

Pas vendosjes së nxënësëve në podium u ekzekutuan hymni i Flamurit dhe hymni i Republikës së Kosovës, nën dirigjimin e mësuesit doajen Hasan Spahiu, meqërast pati një ovacion të madh duartrokitjesh nga publiku i pranishëm.

Moderatori Ramadan Morina i cili si gjithnjë është i gatshëm përtë na i zbukuruar manifestimet tona me paraçitjen e tij të shkëlqyeshme artistike, e hapi manifestimin duke i përshëndetur të pranishmit. Ai më pastaj e ftoj Kryetarin e LAPSH-it z. Naser Ulaj, për të përshëndetur të pranishmit, dhe për të lexuar kumtesën mbi punën 30 vjeqare të LAPSH-it të Cyrihut.

Kryetari i LAPSH-it për kantonin e Cyrihut pasi përshëndeti të pranishmit e shumtë të cilët kishin ardhur në këtë manifestim, ai poashtu përshëndeti edhe mysafirët e nderuar që na bënë nderë me praninë e tyre si:

Sami Kastrati, Drejtues i Misionit Konzullor të Republikës së Kosovës në Cyrih

Barbana Sekiraqa-Dobra, Zyrtare për mësimin plotësues në Diasporë-MPJD

Parlamentarët shqiptarë në parlamentet komunale dhe në parlamentin kantonal:

Qëndresa Sadriu-Hoxha, SP, Parlamenti i Kantonit të Cyrihut dhe Parlamenti i komunës së Glattbrugg-ut

Përparim Avdili, FDP, Parlamenti i qytetit të Cyrihut

Reis Luzhnica, SP, Parlamenti i qytetit të Cyrihut

Dafi Muharemi, SP, Parlamenti i qytetit të Cyrihut

Pr. Dr. Naxhi Selimin, anëtar nderi dhe mbështetës i punës sonë

Orhan Spahiu, Kryetar i Kuvendit të shqiptarëve në Zvicër

Dashnim Hebibi, gazetar i mirënjohur i cili ka përcjellur ndër vite punën e LAPSH-it

Kontributorët ndër vite për LAPSH-in

Donatorët ndër vite për LAPSH-in

Prindërit aktiv dhe prindërit ndër vite që ishin të pranishëm

Ish-Kryetarët e LAPSH-it të Cyrihut, ndër vite

Arsimtarët dhe Arsimtaret e LAPSH-it ndër vite

Ansamblin “Trojet” nga Winterthur-i me programin festiv

Këngëtaren Gentiana Tafili

Këngëtarin Xhemail Murtishi

Moderatorin e manifestimit, Ramadan Morina, për kontribut të përhershëm

Radiotelevizionin shqiptar (RTSH)

Albinfo, sponzor medial i LAPSH-it të Cyrihut

Kolektivin e LAPSH-it për kantonin e Cyrihut, Kryesinë dhe arsimitarët/et për kontributin e dhënë në organizimin e këtij manifestimi.

Më pas, z. Ulaj vazhdoj me kumtesën e tij për punën 30 vjeqare të LAPSH-it “Naim Frashëri” për kantonin e Cyrihut. Ai në fjalimin e tij këtë punë e përshkroj si ideal dhe synim të arsmidashësve për të nxitur fëmijët tanë në Mërgatë për ta mësuar Gjuhën dhe Kulturën e Atdheut. Mësimi i gjuhës shqipe në mërgim-vazhdoj z. Ulaj është edhe një përparësi tjetër e cila fëmijët tanë i bashkon në klasa ku ata shkojnë në shkollë, ata krijojnë lidhje të reja me njëri tjetrin, dhe së bashku mësojnë të shkruaj dhe të lexojnë e përfundimisht të kuptojnë gjuhën e prindërve të tyre.

“Kurrë nuk do të ndalemi dhe LAPSH „Naim Frashëri“ ishte dhe do të mbetet në zemrat tona, sepse për 30 vjet kurrë nuk është ndalur dhe nga kjo shkollë kanë dalur shumë intelektualë, veprimtarë e sportistë. LAPSH ishte dhe do të mbetet drita e gjithhershme, dritë e jetëgjatësisë e rezultatit. LAPSH ishte dhe mbetet i gjithë shqiptarëve, jo i një krahine, partie apo feje“,tha ndër të tjera, z.Naser Ulaj, kryetar i LAPSH për Cyrih.

Pas kumtesës së z. Ulaj, me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua z. Sami Kastrati, Drejtues i Misionit Konzullor të Republikës së Kosovës në Cyrih. Ai në fjalën e tij i përshëndeti të pranishmit sikurse dhe përgëzoj LAPSH-in e Cyrihut për këtë manifestim madhështor. Poashtu ai bëri apel tek të pranishmit që sa më shumë ti dërgojnë fëmijët e moshës shkollore në mësimin që e organizon LAPSH-i në kantonin e Cyrihut. Mësimi i Gjuhës dhe Kulturës së Atdheut- u shpreh z. Kastrati- është një përparësi e madhe për fëmijët tuaj.

Me praninë e tyre na nderuan edhe deputetët shqiptarë në komunat dhe kantonin e Cyrihut. Dy prej tyre edhe iu drejtuan pjesëmarrësve me një fjalë rasti.

Zonja Qëndresa Sadriu-Hoxha, e cila si deputete në komunën e Glattbrugg-ut dhe si deputete në parlamentin kantonal të Cyrihut, e vlerësoj shumë këtë manifestim, duke u shprehur se ndihej e lumtur dhe e privilegjuar të jetë sot pjesëmarrëse e këtij manifestimi madhështor. Ajo bëri apel që sa më shumë fëmijë shqiptarë të moshës shkollore, të shkojnë në mësimin e Gjuhës dhe Kulturës së Atdheut (GJKA) i cili organizohet nga LAPSH që këtu e 30 vite në kantonin e Cyrihut.

Zotni Përparim Avdili, deputet i parlamentit të Cyrihut, dhe Kryetar i FDP-së, së qytetit të Cyrihut, iu drejtua poashtu pjesëmarrësve me një fjalë përshëndetëse. Ai tha se tubime të tilla të mëdha i mbante mend nga vitet e 90-ta kur ai vet kishte qenë nxënës në klasët e LAPSH-it të kantonit të Cyrihut. Z. Avdili shprehu gatishmërinë e vet dhe të kolegëve e kolegeve të tij parlamentarë për të ofruar mbështetje për punën e LAPSH-it.

Gjithashtu me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua edhe Orhan Spahiu, Kryetar i Kuvendit të shqiptarëve në Zvicër dhe avokat me profesion. Ai në fjalimin e tij theksoj poashtu domosdoshmërinë që fëmijët shqiptarë duhet të ndjekin mësimin në Gjuhën dhe Kulturën e Atdheut, dhe se nxënja e gjuhës shqipe është vetëm ndihmesë për fëmijët tanë në mërgim. Z. Spahiu poashta përgëzoj organizatorët për këtë tubim kaq të madh.

Pas përshëndetjeve të rastit, koha u erdhi mirënjohjeve që LAPSH- i Cyrihut u kishte akorduar:

Mirënjohje për Kontribuesit dhe mbështetësit LAPSH-it ndër vite

Mirënjohje për prindërit e LAPSH-it të kantonit të Cyrihut

Mirënjohje për shoqëritë kulturore artistike dhe Ansamblet kulturore për kontributin kulturor dhe artistik dhënë në manifestimet e LAPSH-it ndër vite si; SH.K.A. “RILINDJA, SH.K.A “DARDANIA”, Ansambli “TROJET” dhe Ansambli “VATRA”

Mirënjohje për Konzullatën e Republikës së Kosovës, për mbështetje të vazhdueshme infrastrukturore, këshillime si dhe kontribute të herëpasëherëshme financiare, për aktivitetet manifestive të LAPSH-it të kantonit të Cyrihut, që nga hapja Konzullatës së RKS në Cyrih më 29.10.2010

Mirënjohje për MPJD, për mbështetjen e LAPSH-it të kantonit të Cyrihut me subvencion financiar, për periudhën gusht-dhjetor 2022

Dhe krejt në fund;

Mirënjohje për ish-Kryetarët dhe Kryetarin aktual të LAPSH-it kantonal të Cyrihut.

Mirënjohjet për të apostrofuarit më lartë i ndau z. Naser Ulaj, Kryetar i LAPSH-it kantonal, i cili i falënderoj të gjithë për punën e tyre që kanë bërë ndër vite për LAPSH-in e kantonit të Cyrihut dhe mbështetjen që kanë dhënë për t’u hapur sa më shumë klasë për mësimin e gjuhës shqipe në kantonin e Cyrihut.

Më pastaj vazhdoj koncerti artistik, me pika të ndryshme muzikore, recitale, e poezi të cilat u paraçitën nga nxënësit e LAPSH-it para publikut shumë të madh.

Poashtu me pjesëmarrjen e tyre na nderuan edhe këngëtarët Gentiana Tafili dhe Xhemail Murtishi, të cilët me interpretime te tyre të shkëlqyeshme impresionuan publikun në sallë. Gjithashtu edhe

Ansambli “Trojet” nga Wintethur-i u paraçitën në skenë me nji program vallesh të interpretuara bukur artistikisht.

Kryesia e LAPSH-it të kantonit të Cyrihut falënderon të gjithë pjesëmarrësit sikurse dhe myrafirët e nderuar që morën pjesë në këtë manifestim madhështor. Poashtu një falënderim u shkon të gjithëve, për mbarëvajtjen e bukur të manifestimit dhe përmbylljen me sukses të tij.

Urime 28 Nëntori- Dita e Flamurit!

Urime 30 vjetori i punës së LAPSH-it “Naim Frashëri” në Kantonin e Cyrihut.

Gëzim Kasumaj, Nënkryetar

Zyrtar për marrdhënie me publikun dhe mediat

https://www.lapsh-zh.ch/

https://www.lapsh-zh.ch/paralelet.html