Komisioneri i për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi në konferencën për shtyp ka folur përfitimet që sjell marrëveshja roaming mes vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor.
Gjatë fjalës së tij, Varhelyi theksoi se për shkak të reduktimit të tarifave roaming, është një mundësi e mirë biznesi për operatorët.
“Operatorët kanë nënshkruar këtë deklaratë të sotshme, janë ata që përbëjnë shumicën e trafikut të telekomunikacionit mes BE dhe Ballkanit Perëndimor. Jam më se i sigurt se nuk janë vetëm shumica, por do bëhen mes kësaj marrëveshje shumica dërrmuese. Ky zotim. Qytetar do fillojë ta përdorin më shumë. Qytetarët dhe bizneset do përfitojnë shumë. Që prej hapit të parë që dëshmuan dhe duhet të hedhim sytë. Hapi i parë ishte që rajoni i Ballkanit Perëndimor ra dakord të ulë tarifat brenda rajonit, kjo tregoi një prirje që do të çojë edhe më tej dhe do të shumëfishohet në raste të veçanta.
Për shkak të reduktimit të tarifave roaming, që është një mundësi e mirë biznesi për operatorët, por detyrë për ne në rajon që të krijojmë dhe të hartojmë kuadrin rregullator me BE. Jo vetëm me çmimet, por edhe me kushte dhe termat”, tha Varhelyi.