Kur u tregoni njerëzve se do të udhëtoni në një vend të huaj, ata në mënyrë të pashmangshme do t’ju bëjnë pyetjen: “A është e sigurt që të pini ujin e rubinetit atje?”

Në vend që t’u besoni thashethemeve nga udhëtarët e tjerë ose rezultateve të një kërkimi të nxituar në internet, mënyra më e sigurt për të mësuar rreth cilësisë së ujit në vendet që planifikoni të vizitoni, është duke u bazuar te raportet e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Për të zbuluar se cilat vende kanë ujë të pijshëm në rubineta për turistët dhe cilat vende nuk kanë ujë të pijshëm, mund të gjeni më poshtë listën e çdo vendi nga destinacionet e CDC, ku raportimet më të fundit janë të datës 1 tetor 2022.

 

Vendet ku është e sigurt që të pini ujin e rubinetit

CDC ofron të njëjtën këshillë për çdo vend ku është e sigurt që të pini ujë nga rubineti.

“Standardet e ushqimit dhe të ujit në këto vende janë të ngjashme me ato në Shtetet e Bashkuara. Shumica e udhëtarëve nuk kanë nevojë të marrin masa paraprake të veçanta për ushqimin ose ujin, përtej asaj që bëjnë zakonisht në SHBA,” shpjegon CDC. “Sidoqoftë, udhëtarët që vizitojnë zonat rurale ose të largëta, të cilat furnizohen nga burime të parregulluara të ujit të tilla si puset private, duhet të marrin masa paraprake të veçanta për të garantuar sigurinë e ujit të pijshëm.”

Kjo është lista e rekomandimeve të CDC për vendet ku është e sigurt që të pini ujin e rubinetit:

  • Aruba
  • Australia
  • Austria
  • Bahrein
  • Belgjika
  • Bermuda
  • Kanadaja
  • Kili
  • Ishujt Kuk (Zelanda e Re)
  • Kosta Rika
  • Kroacia
  • Curaçao
  • Republika Çeke
  • Danimarka
  • Dubai
  • Anglia
  • Estonia
  • Finlanda
  • Franca
  • Gjermania
  • Greqia
  • Groenlanda (Danimarkë)
  • Guadelupe
  • Hungaria
  • Islanda
  • Irlanda
  • Isle of Man (Mbretëri e Bashkuar)
  • Izraeli (duke përfshirë Bregun Perëndimor dhe Gazën)
  • Italia
  • Japonia
  • Kuvajti
  • Lihtenshtajni
  • Luksemburgu
  • Malta
  • Martinique (Francë)
  • Monako
  • Holandë
  • Kaledonia e Re (Francë)
  • Zelanda e Re
  • Irlanda e Veriut (Mbretëri e Bashkuar)
  • Norvegjia
  • Palau
  • Polonia
  • Portugalia
  • Porto Riko
  • Réunion (Francë)
  • Shën Helena (Mbretëri e Bashkuar)
  • San Marino
  • Arabia Saudite
  • Skocia
  • Singapori
  • Sllovakia
  • Sllovenia
  • Korea e Jugut
  • Spanja
  • Suedia
  • Zvicra
  • Emiratet e Bashkuara Arabe
  • Mbretëria e Bashkuar
  • Shtetet e Bashkuara
  • Virgin Islands të SHBA
  • Uellsi

 

Vendet ku nuk është e sigurt që të pini ujin e rubinetit

Ana tjetër e medaljes është se uji në disa vende nuk është i sigurt për t’u pirë. CDC ofron të njëjtin paralajmërim për udhëtarët që vizitojnë këto vende.

“Ushqimi dhe uji i papastër mund t’u shkaktojnë udhëtarëve diarre dhe sëmundje të tjera,” shpjegon CDC. “Ulni rreziqet duke iu përmbajtur normave të sigurisë për përdorimin e ujit dhe pastrimin e ushqimit.”

Për të reduktuar rrezikun që të sëmureni gjatë udhëtimit në një vend ku uji nuk është i sigurt për t’u pirë, CDC paralajmëron udhëtarët që të konsumojnë vetëm ujë të blerë në shishe me kapak të mbyllur ose ujë që është dezinfektuar. Udhëtarët gjithashtu duhet të përdorin vetëm akull të bërë nga uji i ambalazhuar ose i dezinfektuar. Dhe, sigurisht, udhëtarët duhet të shmangin përdorimin e ujit të rubinetit ose të pusit, si dhe akullin e bërë me ujë nga këto dy burime.

Kjo është lista e rekomandimeve të CDC-së për vendet ku nuk është e sigurt që të pini ujin e rubinetit:

  • Afganistani
  • Shqipëria
  • Algjeria
  • Samoa amerikane
  • Angola
  • Anguilla (Mbretëri e Bashkuar)
  • Antigua dhe Barbuda
  • Argjentina
  • Armenia
  • Azerbajxhani
  • Azores
  • Bahamas
  • Bangladeshi
  • Barbados
  • Bjellorusia
  • Belize
  • Benini
  • Butania
  • Bolivia
  • Bonaire
  • Bosnja dhe Hercegovina
  • Botsvana
  • Brazili
  • Territori Britanik i Oqeanit Indian
  • Brunei
  • Bullgaria
  • Burkina Faso
  • Birmania (Myanmar)
  • Burundi
  • Kamboxhia
  • Kameruni
  • Ishujt Kanarie (Spanjë)
  • Kepi ​​Verde
  • Ishujt Kajman
  • Republika e Afrikës Qendrore
  • Çadi
  • Kina
  • Ishulli i Krishtlindjeve (Australi)
  • Ishujt Cocos (Australi)
  • Kolumbia
  • Komoret
  • Republika e Kongos
  • Côte d’Ivoire (Bregu i Fildishtë)
  • Kuba
  • Qipro
  • Republika Demokratike e Kongos
  • Xhibuti
  • Dominika
  • Republika Domenikane
  • Ishulli i Pashkëve (Kili)
  • Ekuadori (duke përfshirë ishujt Galapagos)
  • Egjipti
  • El Salvadori
  • Guinea Ekuatoriale
  • Eritrea
  • Eswatini (Swaziland)
  • Etiopia
  • Ishujt Falkland
  • Ishujt Faroe (Danimarkë)
  • Fixhi
  • Guiana Franceze (Francë)
  • Polinezia Franceze (duke përfshirë grupet e Ishujve të Shoqërisë: Tahiti, Moorea dhe Bora-Bora)
  • Gabon
  • Gambia
  • Gjeorgjia
  • Gana
  • Gjibraltar (Mbretëri e Bashkuar)
  • Grenada
  • Guam (SHBA)
  • Guatemala
  • Guinea
  • Guinea-Bissau
  • Guajana
  • Haiti
  • Hondurasi
  • Hong Kongu
  • India
  • Indonezia
  • Irani
  • Iraku
  • Xhamajka
  • Kazakistani
  • Kenia
  • Kiribati (i njohur më parë si Ishujt Gilbert)
  • Kosova
  • Kirgistani
  • Laosi
  • Letonia
  • Libani
  • Lesoto
  • Liberia
  • Libia
  • Lituania
  • Makau
  • Madagaskari
  • Ishujt Madeira (Portugali)
  • Malavia
  • Malajzia
  • Maldivet
  • Mali
  • Ishujt Marshall
  • Mauritania
  • Mauritius
  • Mayotte (Francë)
  • Meksika
  • Shtetet Federative të Mikronezisë (përfshirë Ishujt Yap, Pohnpei, Chuuk dhe Kosrae)
  • Moldavia
  • Mongolia
  • Mali i Zi
  • Montserrat (Mbretëri e Bashkuar)
  • Maroku
  • Mozambiku
  • Namibia
  • Nauru
  • Nepali
  • Nikaragua
  • Nigeri
  • Nigeria
  • Niue (Zelanda e Re)
  • Ishulli Norfolk (Australi)
  • Korea e Veriut
  • Maqedonia e Veriut
  • Omani
  • Pakistani
  • Panamaja
  • Papua Guinea e Re
  • Paraguai
  • Peruja
  • Filipinet
  • Ishujt Pitcairn (Mbretëri e Bashkuar)
  • Katari
  • Rumania
  • Rusia
  • Ruanda
  • Saba
  • Shën Barthelemy
  • Shën Kitts dhe Nevis
  • Shën Luçia
  • Shën Martin
  • Saint Pierre dhe Miquelon (Francë)
  • Shën Vincenti dhe Grenadinet
  • Samoa
  • Sao Tomé dhe Principe
  • Senegali
  • Serbia
  • Seychelles
  • Sierra Leone
  • Shën Eustatius
  • Sint Maarten
  • Ishujt Solomon
  • Somalia
  • Afrika e Jugut
  • Gjeorgjia e Jugut dhe Ishujt South Sandwich (Mbretëri e Bashkuar)
  • Sudani i Jugut
  • Spanja
  • Sri Lanka
  • Sudani
  • Surinami
  • Siria
  • Tahiti (Polinezia Franceze)
  • Tajvani
  • Taxhikistani
  • Tajlanda
  • Timor-Leste (Timori Lindor)
  • Togo
  • Tokelau (Zelanda e Re)
  • Tonga
  • Trinidad dhe Tobago
  • Tunizia
  • Turqia
  • Turkmenistani
  • Ishujt Turks dhe Kaikos (Mbretëri e Bashkuar)
  • Tuvalu
  • Uganda
  • Ukraina
  • Uruguai
  • Uzbekistani
  • Vanuatu
  • Venezuela
  • Vietnami
  • Ishujt e Virgjër Britanikë
  • Wake Island (SHBA)
  • Jemeni
  • Zambia
  • Zimbabve