Pasi e mban një bebe në bark për 9 muaj, vjen momenti i shumëpritur, të njihesh me krijesën që ke sjellë në jetë. Mirëpo, ka raste që nënat vuajnë nga depresioni pas lindjes. Kjo lidhet me rënien e shpejtë të hormoneve pas lindjes. Sipas një studimi, 15% e nënave luftojnë për të gjetur gëzimin pas lindjes. Ato mund të vuajnë nga depresioni pas lindjes, pa e kuptuar. Këto shenja e tregojnë:

Ato vazhdimisht kanë dyshime nëse do të jenë nëna të mira

Çdo nënë e mirë shqetësohet nëse po bën gjithçka për bebet e tyre. Mirëpo, nëse njihni një nënë të re e cila duket se gjithmonë dyshon në aftësinë e saj për të qenë një nënë e mirë, ajo mund të jetë duke vuajtur nga depresioni. Ajo e mendon gjithçka si një dështim dhe se nuk po bën asgjë mirë në lidhje me fëmijën.

Largohen nga miqtë dhe familja

Një grua që po kalon depresionin pas lindjes, ajo mund të largohet nga miqtë dhe familja. Ato ndjejnë se askush nuk i kupton dhe kanë frikë se të afërmit dhe miqtë mund t’i etiketojnë si nëna jo të mira.

Ato humbasin interesin në gjërat që dikur i pëlqenin

Nëse më parë pëlqenit të bënit joga dhe tani nuk dëshironi të bëni asnjë nga aktivitetit që bënit para shtatzënisë, atëherë kjo është një shenjë se ju po vuani nga depresioni pas lindjes.

Nuk kanë më oreks ose hanë shumë

Pas lindjes së fëmijës, nëse një grua pëson një ndryshim të rëndësishëm në oreksin e saj, kjo mund të jetë një shenjë për t’u shqetësuar. Nëse konsumon më shumë ushqim se më parë, ose nuk kanë oreks, atëherë kjo është një shenjë që ato nuk janë mirë fizikisht dhe psikologjiksht.