Paraprakisht, dëshiroj të uroj përzemërsisht mbarëshqiptarët: “Gëzuar 110 vjetorin e pamvarësisë si dhe 78 vjetorin e çlirimitnga okupatorët nazifashist”.
Po ashtu, në këtë atmosferë festimesh, dëshiroj të përsëris: “PËRULJEN për martirët që me pushkë dhe me penë janë flijuar për pamvarësinë, çlirimin si dhe për vlerat perëndimore;NDERIMIN për veteranët dhe familjarët e tyre që pa dallim feje, bindjesh politike dhe krahine j‘u bashkuan fitimtarëve të koalicionit antifashist në Luftën e II–të, duke shkruar një histori lavdie për kombin; MIRËNJOHJE për ushtarakët që me përkushtim shëmbullor vijojnë të sakrifikojnë për mbrojtjen e interesavekombëtare dhe vlerave Euruatlantike”.
Nga ana tjetër, e gjej tërësisht të padenjë, në mos cinike që në vend që kjo ngjarje të shërbente për të mjekuar plagët, ndërtuarpaqen dhe pajtimin mes qytetarëve, 78 vjet pas çlirimit dhe 30 në vjet pas përmbysjes së regjimit komunist, shoqëria vijon të mbahete kacafytur në një betejë me ndasi ekstreme!
Ndërsa është e sigurt se Shqiptarëve nuk j’u ka shërbyer, pyetjambetet e thjeshtë: “kujt i ka shërbyer dhe për axhendën e kujt riciklohet çdo fund nëndori kjo luftë bollshevikësh dhepolitikanësh zullumqarë”?
Po ashtu, jo pa qëllim sjell në vëmendje, qëndrimin e atdhetarit të përkushtuar, shtetarit (ish-Kryeministër) mëndjehapur, Mehdi Bej Frashëri, i cili më 7 Prill 1939, në Radio Tirana, mbasi i bëri thirrje popullit shqiptar që “të ngrihej me armë kundër pushtimit” j’udrejtua Musolinit: “Nga hiri i shpirtit të Skënderbeut, ju bëjmë thirrje mos ta cënoni pavarësinë e Shqipërisë, përndryshe, armata juaj fashiste do të kalojë vetëm mbi kufomat e burrave dhe grave të këtij vendi”.
Thënë këtë, do të ishte shumë e padrejtë të mos përulemi me të njëjtin nderim edhe para dhjetëra-mijëra shqiptarëve që po ashtu, kanë dhënë gjithçka për pavarësinë, çlirimin dhe vlerat perendimore, por u vranë, u burgosën dhe u persekutuan brutalisht nga regjimi komunist mbas Nëndorit 1944.
Së dyti, fatëkeqësisht 78 vjet mbas çlirimit nga nazifashistët nuk është gjetur ende paqe mes shqiptarëve. Por gjithësesi ështëbesoj e qartë për Shqiptarët se edhe 32 vjet pas përmbysjes së komunizmit dhe 13 vjet mbas anëtarësimit në NATO, “beteja e stalingradit për datën e çlirimit” nuk ka të bëjë me nderimin e dëshmorëve dhe as çlirimtarëve, por vetëm me luftën mes skalioneve/Partive politike për të frymëzuar ushtrinë e nostalgjikëve, militantëve dhe sekserëve të pushtetit në betejat elektorale të radhës, për të vjedhur votat si dhe marrë me çdo çmim pushtetin!
Nëpërmjet këtij opinioni, nuk po bëj as historianin, as analistin e gjithëdijshëm, thjesht po përpiqem të kontribuoj me sa mundempër “të zgjuar vetëdijen e shoqërisë rreth të vërtetave dhe vlerave që i bashkojnë dhe pajtojnë shqiptarët mes vedit”.
Thënë sa më sipër, ndërtimin e një platforme të pajtimit,bashkëjetesës mes shqiptarëve, stabilitetit demokratik të shoqërisë, paqes, solidaritetit dhe tolerancës, kurresesi nuk e gjej të pamundur, por një mision fisnik, përgjegjësi kombëtare dhe detyrim shtetëror njëherësh.
Por insistoj edhe më fortë se ilaçi më i mirë për pajtimin dhe paqen janë të vërtetat mbi vlerat që i bashkojnë jo që i ndajnë shqiptarët.
Së treti, prandaj qëllimi i këtij opinioni është të indetifikoj një paketë të vërtetash/ilaçesh dhe vlerash të gjithëpranuara për sa i përket çlirimit të vendit nga okupatorët nazifashist:
E vërteta/Ilaçi nr. 1: përtej kundërshtive për detajet (ditën, natën, datën, orën, etj) çlirimi i vendit nga pushtuesit nazi–fashist mbetet një ngjarje me peshë në historinë tonë kombëtare. Ende shpresoj se kjo ngjarje do duhej/t të shërbejë jo për të ndarë shqiptarët sipas interesave të politikanëve, por si “ilaç për të mjekuar plagët e luftēs,ndërtuar paqen, kohezionin ndërqytetar, si dhe për të ndriçuar arsyen në udhëtimin drejt perspektivës Euroatlantike të Shqipërisë”.
Duke pranuar këtë, duhen mëshiruar mohuesit e luftës NÇL si dhe çdo shtrembërim që minon përpjekjet për paqe dhe pajtim kombëtar.
E vërteta/Ilaçi nr. 2: besoj mbetet vlerë përbashkuese dhe krenari legjitime që Shqipëria jonë e vogël ju bashkua koaliconit të madh të fitimtarëve, e vërtetë e konfirmuar nga Henry Kissinger në librin Diplomacy: “Shqipëria ishte një ndër të vetmet vende që u vetë–çlirua pa prezencën e Ushtrisë së Kuqe, ose aleatëve perëndimorë”.
E vërteta/Ilaçi nr. 3: vetëdije kombëtare mbi ekzagjerimetfolklorike të historisë së shkruar nga diktatori – Hoxha mbi Luftën Nacionalçlirimtare, si dhe pendesë fisnike për vrasjet, burgosjet, denigrimin dhe luftën e klasave ndaj jo vetëm kundërshtarëve por edhe bashkëluftëtarëve.
E vërteta/Ilaçi nr. 4: përtej vlerave të luftës na duhet ta pranojmë se vendet e vogla si Shqipëria, do vijojnë ta kenë të pamundur të vetëpërcaktojnë fatet gjeopolitike.
Kështu rreshtimi i Shqipërisë në kampin lindor (nën sundiminStalinist), nuk u realizua as nga prezenca fizike e Ushtrisë se Kuqe, as nga e drejta e vetëvendosjes por nga dakordësia efuqive të mëdha. Si e tillë, rreshtimi me lindjen komuniste, as ijep kredite, “as i mitizon, as i fajëson as i shfajëson” aktorëtpolitik dhe pushtetarët e kohës.
Shpresoj të gjithëpranohet që kontributi i Shqipërisë ishtemodest në pikturën e madhe të luftës së II-të botërore, ose mëthjeshtë, Shqipëria do ishte çliruar gjithësesi jo më vonë se 8maji 1945.
E vërteta/Ilaçi nr. 5: është fakt i hidhur por do të duhet të pranohet se mbas çlirimit të vendit në nëntor 1944, regjimikomunist që u instalua edhe në Shqipëri: “U mori jetën, pronën, të drejtën e fjalës dhe besimit në Zot shqiptarëve”.
Pa pranuar qetësisht këtë të vërtetë kriminale, pa kërkuar faljeshtetërore dhe pendesë njerëzore për vrasjet, burgosjet dheinternimet, ndërtimi i paqes dhe pajtimi kombëtar “mes sho-shoqit” jo vetëm për datën e çlirimit do të vijojë të mbetetmision i vështirë, për të mos thënë i pamundur.
E vërteta/Ilaçi nr. 6: për hatër të së vërtetës, duhet “rikthyershiriti i kujtesës”, se aplikimi i modelit bolshevik të diktaturës sëproletariatit, sigurisht nuk ishte vetëm në dorën e aktorëve lokalëtë Partisë Komuniste. Kështu, diskutimet histerike mbi historinë:“sikur Balli të kishte bashkëpunuar me partizanët apo Mukja të ishte e suksesshme ..?!” dhe përralla të tilla, nuk do kishinndryshuar as kufijtë, as rreshtimin e Shqipërisë në Lindje dhe as krimet e regjimit përgjatë 45 viteve.
E vërteta/Ilaçi nr. 7: shpresoj të njihet gjerësisht fakti se, nëshumicën dërrmuese të vendeve të sunduara nga “modelistalinist” u aplikua dënimi i krimeve të komunizmit, iUdhëheqësit Suprem dhe aktorëve të kohës në: “ByronëPolitike, drejtuesve të Hetuesisë dhe Sigurimit kriminal të Shtetit”. Me apo pa të drejtë, Shqipërisë, si vend i vogël i’uimponua një qasje, më e butë nga rasti i Rumanisë etj, ndoshtapasi vëllavrasja nuk do t’i shërbente askujt. Gjithsesi, mësimi ipërbotshëm i historisë është se ngjarjet makabre që lihen nëharresë, rrezikojnë të përsëriten.(Forgive, but do not forget)!
E vërteta/Ilaçi nr. 8: konflikti 30 vjeçar, gati banal: “për ditëndhe orën që ushtari fundit nazist kapërceu kufirin në këmbë oseme zvarritje në Hanin e Hotit…”, nuk riciklohet për të respektuar luftën, por për të shtrënguar radhët e votuesvekamikazë rreth partisë dhe Pusht–etarëve të radhës.
Vetëm kështu mund ta justifikosh këmbënguljen për 29 Nëntorin, datë e cila për 78 vjet por edhe pas 30 vitesh vijon t’imbajë të ndarë dhe duke u kacafytur shqiptarët.
Për më keq, kjo datë, qoftë edhe rastësisht mbart simbolikeantishqiptare, pasi ishte një “provë” e luftës për pushtet dhevasalitetit të diktatorit E. Hoxha, për të njehësuar ditën e çlirimittë Shqipërisë me festën e Federatës së Jugosllavisë (shpallur ngaMarshalli Tito, me 29 nëntor 1943)!
Në përmbledhje, me përulësinë e një eksperti për SigurinëKombëtare, Rajonin & NATO-n, në vënd të një date që 78 pas çlirimit nuk prodhoi paqe por thelloi konfliktin mes shqiptarëve, do të sygjeroja:
Opsioni 1 = data 17 Nëntor 1944 (çlirimi i Tiranës), e cila besojdo të gjente kohezion qytetar dhe konsensus të gjerë. Për mëtepër, me definicion ndërkombëtar: “Dita zyrtare e çlirimit të njëvendi është data kur është ulur flamuri i pushtuesit në kryeqytetdhe institucionet qëndrore dhe në vend të tij është ngriturzyrtarisht flamuri kombëtar”!
Opsioni 2 = data 8 Maj 1945, ose bashkimi me ditën e fitores mbi fashizmin nga koalicioni i fitimtarëve. Nēnvizoj se këtë datëçlirimi e kanë aplikuar më shumë se gjysma e vendeve të tjera të lindjes, mbasi ato u anëtarësuan në NATO.
Në shtesë, besoj fortë se sejcila nga këto dy data, jo vetëm do të mjekonte plagët e konfliktualitetin dhe bënte nder luftës NÇLpor do të kontribuonte për ndertimin e paqes së munguar për 78vjet si dhe pajtimin kombëtar rreth datës çlirimin dhe jo vetēm.
Për të qartësuar keqkuptimet dhe qetësuar (nëse ka) të lënduarit nga ky këndvështrim, dëshiroj të përsëris përuljen për dëshmorëtqë në shekuj kanë dhënë jetën, për pamvarësinë, çlirimin ngapushtuesit si dhe që kontribuuan me sakrifica dhe përkushtim shembullor për ndërtimin e paqes dhe mbjelljen e vlerave perëndimore edhe në Shqipëri.
* Ekpert për Sigurinë Kombëtare & NATO–s,
Zv/President i Këshillit të Atlantikut, si & Ish:
Këshilltar Ushtarak i Presidentit të RSh;
Zv/ShShPFA & Përfaqësues i RSh në NATO.