Ballina Aktualitet Blinken uron Shqipërinë për 110-vjetorin e shtetësisë

Blinken uron Shqipërinë për 110-vjetorin e shtetësisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka falënderuar Shqipërinë për partneritetin me Shtetet e Bashkuara, teksa ka uruar këtë shtet për 110-vjetorin e shtetësisë.

“Shqipëria ka treguar lidership dhe guxim, duke mbështetur Ukrainën dhe duke vënë në pah veprimet e aktorëve keqdashës në Evropë dhe në mbarë botën. Kontributet e çmuara të Shqipërisë si një aleate e NATO-s ndihmojnë në mbajtjen e aleancës të fortë, të përgatitur dhe të vendosur”, është thënë në mesazhin e Blinkenit.

Ai ka thënë se dy vendet janë duke punuar për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, dhe se janë “duke avancuar agjendën e përbashkët të klimës për Evropën dhe për të forcuar mbrojtjen kibernetike”.

Blinken ka vlerësuar Shqipërinë edhe për partneritetin dhe mbështetjen e saj për strehimin e mbi 2.000 shtetasve afganë.

Shqipëria i ka riatdhesuar këta të fundit, më 2021, pas rikthimit të talibanëve në pushtet dhe përfundimit të misionit të SHBA-së në Afganistan.

Shqipëria ka shpallur pavarësinë më 28 nëntor 1912.

Për nder të kësaj feste, të hënën në Tiranë dhe Vlorë – vendin ku është shpallur pavarësia – janë planifikuar një mori aktivitetesh.

Me aktivitete të ndryshme 110-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë u shënua edhe në Prishtinë.