Ballina Aktualitet KRYEMINISTRI I SHQIPËRISË Z.EDI RAMA U PRIT NË MËNYRË MADHESHTORE NGA MALËSORËT...

KRYEMINISTRI I SHQIPËRISË Z.EDI RAMA U PRIT NË MËNYRË MADHESHTORE NGA MALËSORËT TROPOJANË

Nga Ibrahim Hajdarmataj

Kryeministri i Shqipërisë Z.Edi Rama këto ditë u prit në mënyrë madheshtorë nga malësorët tropojan. Ai ishte i shoqëruar nga ministrja e bujqesise Frida Krifca, deputeti Pandeli Majko, prefekti i qarkut Kukës Z.Ali Hallaçi, Kryetari i Qarkut Kukës Z.Adullah Domi, Kryetari i Bashkisë Tropojë Z.Rexhe Byberi. Në këto takime nuk u kursyen këngët dhe vallet e mirësërdhur të kryeministrit.

     Në takim me popullin kryeministri Edi Rama ndër të tjera tha: “ Zgjedhjet janë në Maj, çfarë do të thotë kjo? Ne do të vijmë e do të marrim zyren, hajdeni njerëz çohuni! Për të marr do të merrni Ndoc Rrokun. Problemi është se Shqipërisë i bëhet një dëm i madh. Duke e çarë të gjithë pjesën që është i interesuar për politikën, në këtë formë angazhohen për hesap të Kremlinit, një pjesë të Shqiptarëve që merren në mënyrë të pavetedishëm bëhen vegla të tyre. Paguhen për t’a bërë këtë punë. Historia vazhdon. Si mund të pranosh të shkosh pas një partie për të cilën aleatët thon nuk kemi gjë me të? Unë nuk kam asnjë dyshim që asgjë nga këto nuk kërcenon shumicën sepse shumica nuk është as qeveria e as grupi parlamentar sepse shumica janë njerëz që nuk i hanë këto lloj lojrash por këto kërcenon dinjitein tonë si popull”.

     Më poshtë Z.Edi Rama u ndal në bashkëbisedim me të rinjët ku ndër të tjera ju tha: ”E di që jeni në dilemën të rrini apo të ikni po kjo është normale, legjitime në kohën që jetojmë, kur nuk jemi më të mbyllur, mundësia për të lëvizur është aty. Gjithsesi në moshën tuaj është në të drejtën tuaj për të kërkuar të çaj malet dhe të arrijë majet. Unë i mirëkuptoj të gjithë ata që ikin. Këtë e kanë kaluar të gjitha vendet. Britanikët patën një njëzet vjeçar të gjatë emigrimi të vazhdushem dhe u krijua një komunitet i tërë britanikësh në Australi, një komunitet që arriti në dhjetë million njërëz, po kështu në amerikë, po kështu edhe migrimi brenda vendit.

     Tani sheh që këtu ka jetë në Tropojë, këtu ka shpresë. Askujt nuk do ti thosha që këtu është më mirë. Varet se çfarë mund të bësh këtu e çfarë mund të bësh atje?

     Mund të kesh një mijë arsye që të mos e duash fare ta shohësh me sy PS, që të mos ta shosh me sy qeverinë e PS, mua po e po se jam i gjatë, çështja është se asnjë nga këto arsye nuk të justifikon të shhosh pas veglave të Kremlinit e të zhytesh në paratw e çorbave ruse.”

Përfundoi bisedën kryemisnitri Z.Edi Rama.

Ai u largua nga Tropoja i përcjellur me këngë e valle, nga malësorët tropojanë të etur për dije dhe shkencë.