Ballina Aktualitet Kontrolli ndaj emigrantëve, Sunak gati marrëveshjen me Francën

Kontrolli ndaj emigrantëve, Sunak gati marrëveshjen me Francën

Kryeministri Rishi Sunak i ka kërkuar Sekretarit të Brendshëm të tij të nënshkruajë marrëveshjen më të madhe ndonjëherë me francezët për të trajtuar emigrantët e paligjshëm në bregun jugor.

Kryeministri do të takohet nesër me presidentin francez Emmanuel Macron në samitin COP27 në Egjipt për të sqaruar detajet.

Sipas Dailymail, marrëveshja, të cilën Mbretëria e Bashkuar shpreson ta nënshkruajë në javët e ardhshme, do të nënkuptonte një rritje të oficerëve francezë që patrullojnë plazhet.

Ditëve të fundit, numri i lartë i emigrantëve të paligjshëm shqiptarë që mbërrijnë në Britaninë e Madhe nëpërmjet kanalit “La Manshe” është kthyer në temën kryesore të debateve politike në Mbretërinë e Bashkuar. Sekretarja e Përgjithshme e Britnanisë, Suella Braverman propozoi kthimin e emigrantëve shqiptarë drejt vendlindjes, duke i konsideruar këta të fundit si “pushtues”.