Shkruan:Refik HASANI

            Pjesëmarrje masive në procesin e regjistrimin  e  rregullt të popullsisë e ekonomisë familjare dhe banesave në Krahinën Shqiptare të mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë, që jan publikuar si regjistrim preliminar, ku Presheva: 59.024, Bujanoci: 54.529, dhe Medvegja: 8505,ka tejkaluar parashikimet.

            Ky regjistrim është me domethënje të jashtëzakonshme dhe tregoi një mobilizim, që lirisht mund të krahasohet me organizimin e   Referendumit i mbajtur më datën e 1 e 2 Mars të vitit  1992, krahasohet me kryengritjen e armatosur dhe formimin  e UÇPMB-ës, që luftoi dhe arriti  në ndërkombëtarizimin e çështjes së kësaj krahine se statusi i saj nuk është zgjidhur ende.

            Pjesëmarrje masive në këtë proces do të pasqyron realitetin në këtë Krahinë shqiptare dhe do të krijoj premisa që ky Rajon nuk mund të vazhdon të trajtohet në nivel çfarë ishte deri më tani as nga Beogradi, dhe instanca të BE-së.

            Dalja dhe regjistrimi i qytetarëve të kësaj Krahine, në këtë numër, nuk mund të vazhdohet me avazin e vjetër duke  diskriminuar dhe duke vazhduar të mbetët si Krahina më e prapambetur në gjithë Evropën.

            Është domosdoshmeri që këtë proces zgjedhor në fazët e tjera deri  në publikimin final  të përcjellë dhe monitorojn si  OSBE-ja dhe instanca të BE.

            Mobilizimi dhe dalja masive në këtë regjistrim është një përgjigje ndaj pasivizimit të adresave, por  është plebishit i treguar sikur  në Referendumin me 1 e 2 marsit 1992, dhe lufta e armatosur e UÇPMB-ës.

            Ky regjistrim do të reflekton dhe në ndërrimin e qasjes së Prishtinës e veçmas të Tiranës zyrtare në raport me këtë Krahinë.

31 Tetor 2022