Një satelit i NASA-s ka kapur një imazh unik të Diellit në fillim të kësaj jave, i cili ngjason me një fytyrë e lumtur dhe të buzëqeshur.
“Sot, Observatori Dinamik Diellor i NASA-s e kapi diellin duke ‘buzëqeshur’”, shkroi agjencia hapësinore amerikane në Twitter.
“Në spektrin ultravjollcë, këto njolla të errëta në Diell njihen si vrima koronare dhe janë vende ku era diellore lëviz me shpejtësi në hapësirë”, thuhet në postim.
Observatori Dinamik Diellor i NASA -s është një mision që vëzhgon Diellin që nga viti 2010, duke vëzhguar aktivitetin diellor dhe të dhëna të tilla si fusha magnetike dhe prodhimi i energjisë.