Me qëllim promovimin e shëndetit të mirë, SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në rajon, nën idenë e gjigandit austriak të financave dhe sigurimeve “UNIQA Insurance Group”, ndërtoi të parën dhe të vetmen Klinike Lëvizëse Shëndetësore, e cila që prej 2015-ës ka ofruar vizita dhe ekzaminime shëndetësore falas për mijëra banorë në çdo cep të Shqipërisë, që nga Valbona, Thethi, Lëpusha, Bajram Curri, Shkodra, Lezha, Korça, Pogradeci, Elbasani, Tirana, Berati, Vlora, Saranda, Konispoli etj.

“Klinika Lëvizëse SIGAL UNIQA”, e vetme dhe unike në rajon, prej vitit 2015 ka bërë rreth 4500 km, njësoj si ti biesh Shqipërisë katër herë rreth e qark.

Nën moton “Më mirë është ta parandalosh një sëmundje se sa ta kurosh atë kjo klinikë kryen vizita për disa lloje të ndryshme sëmundjesh, duke përfshirë edhe imazheritë e ndryshme që janë të domosdoshme.

POR ÇFARË SHËRBIMESH OFRON KLINIKA LËVIZËSE SIGAL UNIQA?

“SIGAL UNIQA Vital Truck” mundëson një shumëllojshmëri ekzaminimesh, duke nisur nga:

– vizita dhe konsulta me mjek të përgjithshëm

– ekzaminimi i gjendjes së përgjithshme

– Peshë-gjatësi-tension,

– matje e sheqerit në gjak,

– vizitë e syve dhe veshit për probleme akute/infeksione, etj.,

– Elektrokardiograma e zemrës,

– Echo abdominale,

– Echo e indeve të buta

– Matje e kapacitetit vital të mushkërive,

– Matje e oksigjenit në gjak,  etj.

Në datat 28 dhe 29 Tetor Klinika Lëvizëse do të stacionohet në qytetin turistik dhe historik të Orikumit, pranë godinës së Njësisë Administrative, ndaj SIGAL UNIQA Group Austria fton qytetarët e kësaj zone ta shfrytëzojnë këtë mundësi të artë.

Kjo nismë madhore e SIGAL UNIQA Group Austria ka për synim sensibilizimin e qytetarëve mbi rëndësinë që ka shëndeti në përditshmërinë tonë. Për këtë arsye, në paketat e sigurimeve që ofron kompania një pjesë të rëndësishme zënë ato shëndetësore duke sjellë edhe ide inovative për tregun siç janë Kartat “Teleshëndet“, “Jetë Plus“, Standard, Silver dhe Gold.

Ditën e premte dhe të shtunë, më 28 dhe 29 Tetor, ju mirëpresim në Orikum.

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë  mirë së bashku