Enti Rregullator i Energjisë Mori sot vendimin për shtyrjen e fashës 800 kw/h në nëntor.

Gjatë debatit mori pjesë deputetja Jorida Tabaku, e cila u shpreh se nuk binte dakord me marrjen dhe ndarjen e kompetencave të  përgjegjësisë së ERE dhe qeverisë.

Ajo kërkoi që vendimi të revokohet dhe jo të shtyhet me një muaj, pasi prek drejtpërdrejt konsumatorët.

Më herët ERE kishte parashikuar që duke filluar nga 1 tetori, në kushtet ku një familje shpenzonte më shumë se fasha 800kw/h në muaj, një kilovat do të llogaritej me 42.85 lekë në vend të 11 lekë/ kilovat që është aktualisht.

Me fashën 800kW/ h në muaj, një kilovat do të llogaritet  me 42.85 lekë në vend të 11 lekë/ kilovat që është aktualisht.

Teksa ERE kishte marrë vendimin që më 1 tetor të ndryshonte fasha e energjisë, kryeministri Edi Rama u tërhoq duke u shprehur se gjatë kësaj kohe ka pasur shtim të kuotës në Fierzë për shkak të shirave dhe se qytetarët kishin kursyer.

Fashat e energjisë mbi 800 kilovat/orë në muaj pritej të preknin vetëm 4-8% të abonentëve familjarë, ndërsa do t’i jepnin 15.5 milionë euro më shumë kompanive energjetike për të blerë energji. Ndërkohë gjatë tetorit është vënë re edhe një ulje e çmimeve të importit. Kështu në datat 8 -9 tetor, KESH e siguroi energjinë me çmim 255 euro, 50% më i ulët se i një javë më parë.