Britania duket se do të përballet me reduktim të energjisë elektrike, si pasojë e mungesës së gazi.
Sipas “SkyNews”, Britania thotë se rreziku i ndërprerjeve të përkohshme të energjisë mund të shmanget me ndihmën e qytetarëve. Sipas një raporti, u zbulua se marzhet midis kërkesës së pikut dhe furnizimit me energji pritej të ishin të mjaftueshme dhe të ngjashme me vitet e fundit falë sigurimit të furnizimeve me gaz të Detit të Veriut, importeve nëpërmjet Norvegjisë dhe me anije.
ESO u kërkoi familjeve të ndihmojnë në menaxhimin e këtij ekuilibri duke u regjistruar në një skemë të kursimit të energjisë përmes furnizuesit të tyre, në një përpjekje për të ndihmuar në lehtësimin e rrezikut të fikjes së dritave.
Ai sugjeroi që gazi i nevojshëm për të fuqizuar rrjetin elektrik të Mbretërisë së Bashkuar pritej të rritet me gati 22 për qind, duke kompensuar kursimet nga përdorimi më i ulët familjar dhe biznesi, kryesisht për shkak të nevojës për energji në Francë ku shumë centrale bërthamore janë jashtë linje.