Takim me krijuesin Arbër Ahmetaj, nën organizimin e “Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, Gjakovë

Nga : Tahir BEZHANI

Nga aktiviteti në takim me krijuesin Arbër Ahmetaj në Gjakovë

Kryetari i Klubit letrarë “Gjon Nikollë Kazazi” i Gjakovës,z. Muharrem Kurti,ditë më parë, kishte njoftuar publikun për takimin me krijuesin e mirënjohur e me shume respekt,z. Arbër Ahmetaj nga Tropoja, për datën 04.tetor,2022,në ora 15,30.

Në vazhdën e aktiviteteve të pandalshme te këtij klubi letrarë gjatë tërë vitit, edhe ky aktivitet letrarë u realizua  nësallën  bibliotekës “Ibrahim Rugova” në qytetin e Gjakovës,me datën dhe kohen e lartcekur, ku morën pjese dashamirë të fjalës së shkruar nga qyteti e rrethina e Gjakovës. Që në fillim të aktivitetit, zoti Kurti paraqiti profilin e krijuesit Arbër Ahmetaj, me tërë opusin e tij letrarë, prej gazetari, publicisti, eseisti,poeti e prozatori të shquar, i cili me veprimtarinë  letrare në gjitha zhanret, po legjurmë brenda hapësirës shqiptare e jo vetëm.E gjithë krijimtaria e tij letrare, si në prozë ashtu në poezi ,ka gjetur lexuesin e pasionuar  brenda vendit, por edhe lexues në gjuhë të ndryshme të Evropës, falë tematikave që trajton dhe mesazhin që përçon tek lexuesi imirëfilltë. Librat prozaike si “Varri i braktisur”,  ”I huaj,ai kosovari”, Një natë me Lizën,” janë ndër veprat e dalluara me tematikë gjithëpërfshirëse në hapësirat tona kohore. Për këtë arsye, edhe kritika letrare e opinionistë të ditur letrarë, kanë thënë fjalë më të mira për krijimtarinë e z. Arbër Ahmetaj.

Njëherit edhe veprat poetike, si tek libri “Më mori malli e dashur” etj, janë vlerësuar lartë duke cekuruniversin  e lirizmitmeditativ  brendinë e varguttëz. Arbër Ahmetaj.

I brumosur me dije prej një farmacisti, diplomuar në Tiranë e Gjenevë,i specializuar për diplomaci në Oksfort, Washington, Gjenevë e Maltë, i rafinuar nga përvoja jetësore e kudoshkuar, z. Arben Ahmetaj, para auditorit gjakovarë, elaboroi ca çështje interesante për letërsinë sot dhe kahet e saj në kuadrin e shoqërisë sonë e më gjerë. Në këtë pikë të diskutimit, mjaft interesante, kryetari i Klubit letrarë “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës, z. Muharrem Kurti, ia shtroi disa pyetje z. Ahmeti,me interes për krijuesin dhe letërsinë sot dhe nëse, për kushtet dhe specifikat që barten përmes saj në shoqërinë tonë, të cilave, z. Ahmeti, iu përgjigj me elegancë prej krijuesi të spikatur, duke u duartrokitur nga auditori prezent.

Moment solemn i dorëzimit të mirënjohjes “Ali Podrimja”,Arbër Ahmetaj.

Po me këtë rast, drejtori i bibliotekës dhe anëtari i kryesisë së Klubit letrarë “Gjon Nikollë Kazazi”, në Gjakovë, Engjëll Berisha, si kryetar i jurisë në mitingun e 57 të poezisë në vitin 2021,kohë kur z. Ahmetaj iu kishte ndarë çmimi “Ali Podrimja” për poezinë më të mirë, e në mungesë të mundësive tjera, sot iu dorëzua Mirënjohja e shumëpritur krijuesit  nga diaspora jonë, z. Arbër Ahmetaj, i cili, me këtë rast, foli fjalët më të mira për letrarët e Gjakovës, (plejadën e vjetër dhe të re),për Klubin dhe mitingun e përvitshëm, si një kujtesë e vlerave historike të poezisë sonë kombëtare.

Në fund, para ndarjes nga ky takim me vlerë të rrallë, sikurse nuk dinim të ndahemi, ndaluam kohen duke u shoqëruar edhe me nga një kafe e disa llafe në klubin e  Pallatit të kulturës, buzë parkut të qytetit, ku rrezet e diellit vjeshtor iknin pas Shkëlzenit në mbylljen e ditës plot kujtime…..

Gjakovë,

04.tetor,2022                                                       Tahir Bezhani