Faqja e konsumatorit Hellosafe tregon se me 1049 franga, Zvicra ka çmimin më të ulët zyrtarisht në Evropë.

Është një dukuri shumë e rrallë që një produkt i konsumit në Zvicër të jetë më i lirë se kudo në Evropë.

Por ky është rasti me modelin më të ri të smartfonit që Apple e lansoi më 7 shtator.

Të dhënat e mbledhura nga faqja e konsumatorit Hellosafe tregojnë se me 1049 franga, Zvicra ka çmimin më të ulët zyrtarisht në Evropë.

Ndërsa ky çmim (relativisht) i ulët mund të jetë befasi për shumë njerëz të mësuar me koston e lartë të jetesës së vendit, fakti është se çmimet për pajisjet elektronike në Zvicër janë të vështira për t’u tejkaluar, të paktën në krahasim me vendet e tjera në Evropë.

Kjo është pjesërisht për shkak të normës më të ulët të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) në Zvicër, e cila aktualisht qëndron në 7.7 për qind.