Vezët janë ndër ushqimet që përgatiten shpejt dhe me lehtësi, ndaj nuk është çudi që për shumë persona ato janë vakti i preferuar i mëngjesit.

Në këtë recetë, AgroWeb.org ju mëson një mënyrë të re përgatitjeje të vezëve të skuqura.

Krejt unike dhe tepër e shijshme, kjo recetë është një kombinim perfekt vlerash dhe shijesh.

Ndiqni më poshtë hapat dhe pse jo provoni ta përgatisni edhe ju.

Përbërësit:

150 g thërrime buke

6 të verdha veze

Kripë dhe piper sipas dëshirës

1 ose ½ avokado (sipas dëshirës)

Vaj ulliri

Limon

 

Përgatitja:

Hidhni thërrimet e bukës në pjatë dhe hidhni me shumë kujdes të verdhat e vezëve. Me ndihmën e një luge spërkatini të verdhat me thërrime buke derisa të mbulohen plotësisht. Lërini në ngrirje për 8 orë. Para se t’i nxirrni të verdhat e vezëve nga frigoriferi përgatisni avokadon.

Qëroni një avokado dhe priteni në feta. Fetat trasferojini në një tas dhe shtypini mirë me ndihmën e një piruni. Shtoni kripë dhe piper sipas shijes tuaj dhe disa pika lëng limoni. Përzejeni mirë masën sa përbërësit të bashkohen.

Thekni fetat e bukës dhe më pas lyejini me masën e avokados dhe me pak vaj ulliri. Vazhdoni me skuqjen e vezëve në vaj të nxehtë për 1 minutë.

Vendosini të verdhat e skuqura në tostin tuaj me avokado dhe më pas nuk ju mbetet gjë tjetër veçse t’i konsumoni.