Portugalia ka shpallur tre ditë zie kombëtare, nga 18 deri më 20 shtator, në nder të mbretëreshës Elizabeth që ndërroi jetë javën e kaluar.
Lajmin e ka bërë të ditur qeveria portugeze këtë të enjte.
Kjo periudhë zie u vendos “për nder të Madhërisë Mbretëreshës Elizabeth II”, e cila “shënoi gjysmën e dytë të shekullit të 20-të dhe çerekun e parë të shekullit të 21-të”, sipas një deklarate të lëshuar pas mbledhjes së Këshillit të Ministrisë.
Qeveria kujtoi gjithashtu se Britania është “aleati më i vjetër” i Portugalisë. Autoritetet shpesh theksojnë se të dy vendet nënshkruan aleancën më të vjetër midis shteteve ende në fuqi, bazuar në një traktat të vitit 1386.
Mijëra britanikë marrin pjesë që nga dita e djeshme në pelegrinazhin popullor të Elizabeth, funerali i së cilës do të mbahet më 19 shtator në Ëestminster Abbey në prani të liderëve nga e gjithë bota.
Presidenti portugez Marcelo Rebelo de Souza ka konfirmuar tashmë se do të marrë pjesë në funeralin e saj.