Aktori Daniel Craig ka nderuar mbretëreshën Elizabeth II, duke thënë se nuk do të shohim më kurrë dikë si ajo.
Ylli i James Bond ka filmuar skenën e famshme me Mbretëreshën në vitin 2012 për Lojërat Olimpike të Londrës.
Craig është shfaqur më pas duke vizituar Pallatin Buckingham për të ftuar Mbretëreshën në ceremoninë e hapjes së Lojërave.
Mbretëresha e ka përshëndetur atë me një “mirëmëngjes, zoti Bond”, përpara se të kalonin së bashku në korridorin e pallatit.
Duke reflektuar mbi atë xhirim me Mbretëreshën, Craig tha për BBC se ka qenë e mahnitshme.
“Ne nuk do të shohim më kurrë si ajo. Të jesh gjallë gjatë mbretërimit të saj është diçka tjetër”, ka thënë Craig.