Nga Hilmi GASHI – Gjermani
Kur vet njeriu, i lirë e i vetëm, larg Atdheut, gjendet në vise të tjera, ndryshimi i zakoneve, ëmbëlsia e udhëtimit e një mijë gjëra…, që vihen re ndër popuj të huaj, të gjitha këto së bashku ta përgëzojnë zemrën e të bëjnë jo të harrosh Kosovën, po të mos të vejë tek ajo aq dendur mendja.
Më tutje, si ngopen sytë së pari ndryshime, gazi shuhet pak nga pak. S’di ç’të mungon, s’di se ç‘të duhet. Një hije trishtimi ta mbulon fytyrën; e, pikë së pari, herë-herë, më dendur e më në fund shpesh e pothuaj kurdoherë e kudo, kujtimi i prindërve, i miqëve e i shokëve, kujtimi i dheut ku u lindëm e u rritëm, ku qajtëm foshnja e ku lozëm djelmë, kujtim i atyre maleve larg të cilave nuk rron dot mirë një shqiptar, kujtimi i Kombit, që, më tepër kujtimi e dëshira dhe etja e gjuhës sonë ta shtrëngojnë e ta dërmojnë me të vërtetë zemrën.
Ah, mall i Shqipërisë, malli i Atdheut të dashur, i shenjtë mall e dashuri e shenjtë, kush është ai shqiptar që se ka pasur gjithmonë në dhé të huaj!
Duhet të jesh jashtë Shqipërisë Natyrale për të kuptuar se ç’forcë e ç’bukuri të ëmbël ka për veshët kjo fjalë: Kosovë! Ajo më e zbrazura letër, ajo fjala më e vogël, na sjell, kur vjen nga Kosova, një gaz të parrëfyeshëm, sa na sjell si një copë të Atdheut …!
Gjermani, 30 gusht 2022
(Në foto: Hilmi Gashi tuj-e pi një çajë Gjeravice në Gjermani: Të baftëmirë, djali i Kosovës, veteran i UÇK-së, veprimtar i LDK e Kombit, Zv/drejtor i “Gazeta e Alpeve” për Europë)