Ford Escort ikonë i Princeshës Diana është shitur për 650 mijë funte (rreth 766 mijë euro) në një ankand.
Sipas mediave të huaja, Princesha e Uellsit ishte e njohur për drejtimin e Ford Escort RS Turbo të zezë për gati tre vjet nga gushti 1985.
Ford, me regjistrim C462FHK, u shit nga Silverstone Auctions në Warwickshire tek një blerës në Cheshire pas një lufte me oferta kundër dikujt në Dubai.
Është raportuar se oferta filloi me 100,000 funte dhe së shpejti u klasifikua si “makina e ditës” në shtëpinë e ankandeve me bazë në Leamington Spa të shtunën (27 gusht).
Sipas drejtuesit të ankandit Jonathan Humbert, automjeti ka “shkaktuar” numrin më të madh të ofertave telefonike në 12 vjet.
Princesha Diana shpesh ngiste makinën e saj ndërsa ndihmohej nga një “shoqërues”, i cili do të ulej në sediljen e pasagjerit.
Javën e ardhshme do të bëhen 25 vjet që kur ajo vdiq në një aksident automobilistik në Paris më 31 gusht 1997.