Nga MA. AGIM ALIÇKAJ *
Në këto momente vendimtare për Kosovën dheekzistencën e kombit shqiptar, është e panevojshme që liderëte Kosovës të merren me shamija dhe mbulesa të vajzave 16 vjeçare. Toleranca fetare e shumicës së popullit shqiptar duhettë kultivohet dhe të pasurohet. Ekstremizmat fetar nga tëgjitha anët duhet të luftohen në çdo kohë dhe çdo nivel. Kjoduhet të bëhet me qetësi dhe me kujdes, pa shkaktuar përçarjedhe pa i dëmtuar interesat kombëtare.
Kjo është detyrë edhe e të gjithë klerikëve që e duankombin, nëse ata vërtetë punojnë me besim te Zoti dhe jupërmbahen porosive pozitive të librave të shenjta. Një gjëduhet ta kuptojnë të gjithë. Kombi dhe familja janë mbi tëgjitha. Feja është çështje personale dhe nuk bën të përzihetkurrësesi në shtet, shkolla publike dhe institucione tjerajofetare.
Dialogu është mënyra më e mirë dhe faza e fundit e zgjidhjes së çdo konflikti. Për të patur sukses duhet tëudhëhiqet nga mediatorë të paanshëm dhe që të gjitha palët tëangazhohen në mënyrë konstruktive, pavarësisht interesave tëndryshme.
Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, që nga shpallja e pavarësisë, janë shembull i një dialogu të mbrapsht, tëpadrejtë, joparimor dhe me standarde të dyfishta nga ana e Evropës. Pa pjesëmarrjen direkte të Amerikës, i udhëhequrnga ndërmjetës pro-serb, ishte kryekëput në funksion tërehabilitimit dhe plotësimit të kërkesave ekspansioniste serbe. Kosova nuk fitoi asgjë. Dështim komplet dhe humbje kohe.
Serbia po vepron në mënyrë destruktive dhe agresive, hapur dhe pa kurrëfarë ngurrimi. Me rrena dhe propagandëmashtruese vazhdon ta luaj rolin e viktimës. Me huliganët e infiltruar në pakicën serbe në veri të Kosovës, ngre barikada, bllokon rrugë, sulmon civilët shqiptar dhe organet zyrtare tërendit. Armatoset nga Rusia, ndërton baza ushtarake rrethkufirit të Kosovës dhe kërcënon me luftë. Në KosovënLindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë) dhe Sanxhak i shtypëtë drejtat nacionale dhe njerëzore të shqiptarve duke e realizuar pastrimin “e qetë” etnik.
Qeverisja e Republikës së Kosovës, e dalur nga zgjedhjete fundit po përpiqet të punojë drejt dhe në mënyrëkonstruktive për ta zgjidhur problemin me Serbinë dhe për ta ruajtur paqen. Ajo është zgjedhur nga populli i Kosovës për t’imbrojtur interesat e Kosovës dhe të askujt tjetër. Duhet tëqëndrojë dhe të mos ju nënshtrohet presioneve joparimore ngatë gjitha anët. Politika e dështuar e nënshtrimit dhe lëshimevendaj kërkesave serbomadhe është e papranueshme. “Përkrahja” ndërkombëtare për shkatërrimin e shtetit tëKosovës nuk i duhet gjë askujt.
Thjesht dhe qartë. Nuk ka ndryshim të kufijve dhendarje të Kosovës. Nuk mund të shpërblehet agresori serb me tokë shqiptare. Boll na ka plaçkitë dhe na ka vra. Ekstraterritorialiteti i manastireve ortodokse të Kosovës nukbën lejohet. Nuk mund të bëhen Asociacione të pastërta etnikenë një shtet multi-etnik. Ato janë kundërkushtetuese, kundërvlerave demokratike, kundër interesave afatëgjatë shqiptare, evropiane dhe amerikane. Ato janë formulë për vazhdim tëkonfliktit pafund. Po të pranohej Asociacioni i komunaveserbe, Kosova nuk do të ekzistonte më si shtet.
Kjo do të ishte shkelje e rëndë mbi rezistencënshekullore të popullit shqiptar ndaj pushtimit serb, mbi luftënheroike të UÇK-së, shkelje mbi gjakun e heronjëve dhemartirëve të lirisë, mbi gjakun e civilëve të keqtrajtuar, torturuar dhe masakruar nga kriminelët serb. Do të ishte edhedështim i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë për të ndaluargjenocidin serb mbi shqiptarët, dështim i investimit amerikannë Kosovë.
Serbia dhe Perëndimi duhet ta kuptojnë se të gjithakompromiset dhe lëshimet e Kosovës kanë përfunduar. Ata politikanë, diplomat dhe mendimtarë brënda ose jashtëKosovës, që trumbetojnë se Serbisë duhet dhënë tokë përta siguruar njohjen dhe ti falen krimet, janë budallenjtëmë të mëdhenj të shekullit. Apetitet grabitçare të Serbisënuk shuhen kurrë. Me te mund dhe duhet të bisedohet vetëmpër njohje të dyanëshme dhe çështje ndërshtetërore, asgjëtjetër. Pikë.
Marrëveshjet e dëmëshme të nënshkruara nga qeverisjete kaluara të shantazhuara, nuk ka nevojë të pranohen as tëimplementohen. Asnjë shtet normal nuk e bën këtë. Ato duhettë çvlerësohen dhe zëvendësohen me marrëveshje të dobishmepër të dyja palët në konflikt.
Vendimi i Gjykatës së shantazhuar Kushtetuese tëKosovës pas lufte, i bazuar në vendimin e parlamentit tëkriminelit serb Milosheviq gjatë okupimit, për dhënien e tokave me vlerë turistike manastirit të Deçanit duhetrishqyrtuar. Për të drejtat pronësore të këtij manastiri duhetbiseduar me përfaqësuesit e tij, me ndërmjetësimndërkombëtarë, pa prezencën e shtetit serb. Ndërkohëhistorianët tanë duhet të punojnë, hulumtojnë dhe vlerësojnëfaktet dhe mundësitë që ky manastir dhe të tjerë si ky, tëshpallen monumente kulturore shqiptare të përvehtësuara ngakisha ortodokse hegjemoniste serbe.
Reciprociteti në të gjitha fushat është formula e vetmepër të arritur sukses dhe ulur Serbinë aty ku e meriton. Nukekziston asnjë arsye që pakica serbe në Kosovë të gëzojë mëshumë të drejta se sa populli shqiptar që jeton në tokat e vetastërgjyshore të okupuara nga Serbia, në Preshevë, Bujanocdhe Medvegjë. Asnjë!
Njohja e shtetit të Kosovës është edhe në interes tëSerbisë. Ajo do ta kuptojë këtë vetëm kur të shërohet ngasëmundja e urrejtjes, dëshirës për dominim dhe grabitjes sëtokave të tjerëve. Me ledhatime dhe lëshime nuk shërohet, vetëm me presion të vërtetë ekonomik dhe diplomatik, si dhenë rast nevoje me përdorim të forcës. Diktatorët dhekriminelët si Vuçiq dhe Putin e kuptojnë vetëm gjuhën e forcës. Është e sigurt se krimineli Putin do ta humbë luftën e padrejtë pushtuese kundër Ukrainës. Edhe Vuçiqi nëse guxonta fillojë luftën, do ta humbë edhe luftën edhe Serbinë.
Përpjekjet e Serbisë për shkatërrimin e Republikës sëKosovës, është duke i mbështetur me të madhe edhekryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Pallavrat dhe mashtrimete tij për maskaradën “open Ballkan” dhe të ish-ambasadoritAmerikan pro-serb Richard Grenell për kinse “mirëqënieekonomike” me Serbinë, janë në shërbim të interesave serbo-ruse, kundër interesave të popullit shqiptar dhe popujve tjerëtë Ballkanit, si dhe kundër interesave strategjike evropiano-amerikane.
Këta dy individ të shpifur, po ndihmohen dhe ngakarikaturat politike të Ballkanit, Dritan Abazoviq dhe Ali Ahmeti, një pjesë e madhe e opozitës së dështuar tëKosovës, si dhe nga shumë gazetarë analista të shitur dhemediat e tyre të kontrolluara nga grupe interesi anti-shqiptare.
Sidomos janë befasuese dhe dëshpëruese veprimet e opozitës së Kosovës, e cila është e koncentruar e tëra nëkritika (sharje) të pozitës, vend e pavend, pa kurrëfarë logjike, vetëm me qëllim të rrëzimit të qeverisë Kurti, edhe kur atoveprime mund të iu shërbejnë interesave të armikut serb. Shihet se nuk kanë mësuar asgjë nga dështimet e mëparëshmeqë e sollën Kosovën para shkatërrimit.
Duket se opozita nuk e ka të qartë se pushteti mund tëmerret vetëm duke ofruar zgjidhje konkrete dhe programereale për të ardhmen, më të mira se sa i ofron pozita. Kritikate tyra kohët e fundit janë bërë aq të ulëta saqë janë duke ilarguar me të madhe votuesit e pavarur. Posaqërisht janë duke e irrituar mërgaten e mrekullueshme patriotike shqiptare nëAmerikë dhe anë e kënd botës.
Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurtime bashkëpuntorët e tyre, pavarësisht nga vështirësitë e shumta, deri tashti, janë duke e udhëhequr me sinqeritet, atdhedashuri, aftësi, mençuri dhe kompetencë shtetin e Kosovës. Nuk janë pa gabime, por jo në çështjet madhoreshtetërore dhe nacionale. Shihet se ata e kanë zgjedhurrrugën e vështirë të lavdisë kombëtare, jo rrugën e lehtë tëpëruljes ndaj të huajve dhe nënshtrimit ndaj Serbisë.
Qeverisja e shtetit nuk është e lehtë, presionet përkompromise janë të shumta dhe mund të ndodhin gabime. Por është me rëndësi që të lëshohet pe në çështje të vogla, kurrsesinë ato me rëndësi strategjike shtetërore dhe kombëtare. Përkrahja popullore ka rëndësi vendimtare për ardhmërinë e çdo politikani. Mashtrohen ata që mendojnë se mund të fitojnëvota të mjaftueshme për pushtet me servilitet ndaj të huajvedhe forcave të errëta anti-kombëtare.
Bashkëpunimi i Kosovës me Evropën është idomosdoshëm. Aspiratat për hyrje në Evropë dhe nëNATO janë qenësore për ardhmërinë e saj. Por, Evropa nukka drejtësi as mundësi për ta zgjidhë problemin e Kosovës me Serbinë. Këtë mund ta bëjë vetëm Amerika, vendi i lirisë, demokracisë, drejtësisë dhe ruajtjes së rendit botërorë. Ajoështë drita dhe shpresa e Kosovës dhe e kombit shqiptar. Duhet insistuar që Amerika të merr pjesë në mënyrë aktivedhe direkte në proçesin e dialogut. Kjo është e vetmja mënyrëpër të patur sukses dhe garanci në implementimin e marrëveshjes eventuale me shtetin racist serb.
Koordinimi dhe bashkëveprimi me SHBA-të ështëme rëndësi ekzistenciale. Duhet kërkuar dhe gjetur forma të ndryshme të bashkëpunimit dhe krijimit të lidhjeve mëtë forta me Amerikën. Kjo nuk nënkupton servilitet dhedëgjim të pakusht. Amerika nuk i do miqtë qyqana. I do dherespekton ata që dijnë çka dojnë dhe si të punojnë. Ajo është e hapur dhe i konsideron me vëmendje faktet dhe argumentetserioze. Interesat tona strategjike përputhen me ato tëAmerikës. Qëndrimet e ndryshme duhet të trajtohen me respekt, kujdes dhe diplomaci.
Nëse shovinistët serb ia arrijnë të depërtojnë të ndonjëzyrtar i Administratës apo Kongresit amerikan, ekziston forma legale e veprimit për t’i kundështuar dhe neutralizuar. Shembull i ndritshëm i organizimit profesional shumë tësuksesëshëm lobist në Washington është Liga QytetareShqiptaro-Amerikane e udhëhequr nga legjendat e veprimitlobist Joseph J. DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi me 35 vjet punë në shërbim të kombit shqiptar. Joe Dioguardiishte tmerri i Milosheviqit, e tha ai vetë gjatë gjykimit nëHagë.
Edhe me të gjitha vështirësitë aktuale, Republika e Kosovës është në pozitë shumë më të fortë se Serbia. E drejta është në anën tonë. Përkrahja e Amerikës është në rritje. Përkrahja e Rusisë për Serbinë është duke u dobësuar, qëlidhet me rënjen e paevitueshme të saj pas agresionit nëUkrainë. Serbia e ka gati të pamundur shkëputjen nga Rusia. Evropa ka filluar të zgjohet nga gjumi shekullor dhe ta kuptojë rrezikun nga hegjemonizmi serbo-rus.
Edhe pa njohjen e pavarësisë nga Serbia, me udhëheqjetë mirë shtetërore dhe bashkëpunim gjithëkombëtar në tëgjitha fushat, Kosova Dardane mund të bëhet shembull idemokracisë dhe shtetit ligjor në Gadishullin Ilirik. Fitorjaështë e jona dhe varet nga ne.
*Anëtarë i Kryesisë së Ligës Shqiptaro-Amerikane