Ballina Aktualitet “Kriza e klimës problemi më i madh i sigurisë për të gjithë...

“Kriza e klimës problemi më i madh i sigurisë për të gjithë njerëzit”

 

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, në dialogun e Petersbergut për Klimën në Berlin bëri thirrje për një veprim të harmonizuar ndërkombëtar në luftën kundër ngrohjes së klimës.

Ministrja e Jashtme gjermane në hapje të Dialogut të Petersbsergut për Klimën në Berlin u bëri thirrje shteteve partnere për përpjekje të përbashëkta dhe të përforcuara kundër ngrohjes së klimës. “Kriza e klimës është ndërkohë problemi më i madh i sigurisë për të gjithë njerëzit në Tokë”, tha politikania ekologjiste. „Kriza e klimës nuk stepet nga kufijtë. Ndaj edhe përgjigjet nuk duhet të ndalen në asnjë kufi”, theksoi Annalena Baerbock. Qëllimi është që bashkarisht dhe në nivel ndërkombëtar „të mund të shmangim rrezikun më të madh të sigurisë të këtij shekulli”.

“Intensifikim i madh i përpjekjeve”

Baerbock tërhoqi vëmendjen ndaj zhvillimit kërcënues të ngrohjes së klimës në Afrikë, por edhe ndaj zjarreve shkatërrimtare të javëve të fundit në Europën jugore si dhe ndaj katastrofës së përmbytjeve në Ahrtal në Gjermani vitin e kaluar. “Ne duhet t’i intensifikojmë fort përpjekjet e përbashkëta. Sepse vitet e kaluara është „lënë shumë pasdore”.

Ministrja e quajti si nevojë një intensifikim super të madh të përpjekjeve. Njerëzimi ndodhet në një situatë, „në të cilën krizat mbarëbotërore po ndërthuren me njera-tjetrën”. Ndër to bëjnë pjesë edhe pasojat e luftës sulmuese ruse ndaj furnizimeve e ushqim në mbarë botën, tha Baerbock.