Ballina Aktualitet Dr. Zekri Palushi: “Nëqoftëse nuk luftoni për atë çfarë doni, atëherë mos...

Dr. Zekri Palushi: “Nëqoftëse nuk luftoni për atë çfarë doni, atëherë mos qani për atë çfarë humbni”

 

Dr. Zekri Palushi, ish-këshilltar i Kryeministrit Aleksandër Meksi

Të dashur bashkatdhetarë, – në prag të 7 Korrikut po ju kujtoj një shprehje tepër domethënëse për situatën ku ndhodhet sot Shqipëria: “Nëqoftëse nuk luftoni për atë çfarë doni, atëherë mos qani për atë çfarë humbni”

Pra,-kjo shprehje motivuese duhet të jetë motoja juaj e përbashkët, që t’ju përcjelli gjatë gjithë kohës së nevojshme, që do t’ju duhet për përmbysjen e pushtetit diktatorial të Edvin Ramës, -(një egomaniak me kompleks inferioriteti, që obsesivisht është gjithmonë i okupuar me ndjenjat e tij të papërshtatshme, jo-realiste, -si dhe sjelljen e tij hakmarrëse, agresivo-impulsive, në kompensim të deluzionit të madhështisë personale për të maskuar pa-sigurinë që e karakterizon),që ka sjellë një situatë të tillë, ku jo vetëm  Shqipëria është në rrezik, por edhe kombi shqiptar, dhe ekzistencializmi i tij.

Le ta kthejmë 7 korrikun në një Ditë-Të Madhe për Shqipërinë, dhe si një ditë mirënjohje ndaj liderit historik të PD, -Dr. Sali Berishës, që në rrethana dhe vështirësi të jashtëzakonshme, me një energji, kurajo, dhe guxim të pa-krahasueshëm, arriti të grumbullojë rreth vehtes njerëzit më të mirë, besnik e patriot të devotshëm, e që sëbashku me ta, u arrit frymëzimi i qindra-e-mijëra shqiptarë, që hap-pas-hapi, me procese demokratike të hapura, arritën të riorganizonin PD, deri në këtë pikë që ndodhet sot: plotësisht e aftë, dhe e gatshme për të ndërmarrë aksione jetike, në interes të popullit, dhe kombit Shqiptar.

Pra: tani është në dorën tuaj që këtë Ditë -Të Madhe, (që për nga vështirësitë ja kalon krijimit të PD- së 1991. Dhe s’gaboj aspak të them se edhe për nga rëndësia, jo vetëm që barazohet, por ndoshta edhe do t’Ia kalojë asaj dite). Sali Berishën, lidershipin e PDSH, -t’i ndiqni çdo ditë, jo vetëm gjatë kohës së protestave, por edhe atëherë kur qeverisja e vendit të jetë në duart tuaja. Kështu do të keni mundësitë që të shihni, të ndiqni nga afër punën e tyre: të jepni mendime, të bëni vërejtje, e t’i bëni përgjegjës, nëse s’do të mbajnë premtimet e dhëna.

Për të përmbysur një qeveri, s’është aspak e lehtë, dhe arsyet sigurisht që duhet të jenë madhore. Çfarë arsye mund të jetë më madhore se sa realiteti i sotëm ekonomik, moral, e politik, që kjo qeveri ka zhytur vendin tonë?

A s’është një arsye e mjaftueshme çështja e inceneretorëve, ku miliona euro janë gllabëruar! … Po skandali i fundit i ministres Xhaçka?…Po disa ministra e deputetë socialistë në burgje? … Po krimi i organizuar, droga dhe korrupsioni i hapur?… Po patronazhistët?… Po Amnistia Fiskale dhe legalizimi i hashashi?… Po çështja e Ballkanit të Hapur?… Po urdhëri për ri-edukimin e gazetarëve?… Po reforma Sorosjane e drejtësisë, kur ligji nuk aplikohet ndaj ligj-bërësve?… Po ç’popullimi i tipit Serbo-Turk, ndaj kosovarëve e shumë e shumë arsye të tjera që ju, i përjetoni atje, dhe i dini më mirë se unë? Por, prap-se- prap mendoj se më e rëndësishmja arsye duhet të jetë: kultivimi nga socialistët, i ‘humbjes së shpresave’, –që për nga e keqja, mund të barazohet me atë të kultivimit komunist të -‘heqjes së kënaqësisë për të jetuar’.

Pra, ka shumë arsye që na shtyjnë të bashkohemi të gjithë, -demokratë e socialistë të ndershëm, gra, burra e fëmijë, i gjithë populli, e kombi Shqipëtar, brenda e jashtë vendit-. Të mobilizohemi dhe t’i bashkohemi kësaj Dite -Të Madhe, për të mos ju ndarë asnjë minutë deri atëherë kur ta çlirojmë vendin nga tentakulat sofistikuese të këtij oktapodi politiko-mafioz, nga më të rrezikshmit e vendeve demokratike, “dhuratë” e shkatrrimtarit më të rrezikshëm të lirisë dhe demokracisë botërore, -multi-miliarderit më djallëzor, që njeh historia e njerëzimit,-George Soros.

Në vazhdim, jo pa qëllim, po ju tregoj një fakt të thjeshtë: Në Australi, në shtetin e NSË, me kryeqytet Sydnein, (me një popullsi mbi 8 miljonëshe), në vitin 2014, kryeministri Barry O’Farrell dha dorëheqjen. Problemi qëndronte kështu: Dikush i kishte dhuruar një shishe verë 300 dollarëshe, që kryeministri se mbante mend, por u detyrua ta pranojë, kur dhuruesi ekspozoi kartën e falenderimit. Pa asnjë presion, kryeministri dha dorëheqjen nga ky post. Krahasojeni këtë rast “korrupsioni”, me rastet korruptive të ministrave tanë!

Pra, le të jetë 7 Korriku, një fillim i mbarë, një liçencë legjitime në duart e popullit tonë, për të ndryshuar njëherë e përgjithmonë vendin tonë, për ta shkëputur atë nga kthetrat e socialistve, (komunistëve të djeshëm), thellësisht të korruptuar, si nga ana individuale, ashtu dhe nga ana  kolektive.

Le ta kthejmë 7 Korrikun, ditën e kthimit të unitetit, krenarisë, dinjitetit, identitetit dhe integritetit tonë kombëtar, deri më sot, të përdhunuara nga narko-qeveria socialiste.

Le ta kthejmë 7 Korrikun në një ditë të shenjtë, ku bota të shohë, dhe kuptojë se shqipëtarët s’janë Edi Rama, dhe se Edi Rama s’është një përfaqësues i vlerave moralo-njerëzore kombëtaro-shqiptare.

Le ta kthejme 7 Korrikun në një ditë mesazhi për t’i treguar botës se George Soros, me shoqatat, dhe fondacionet e tij “bamirëse” po investon miliarda dollarë në politikanët e majtë, jo vetëm në Shqipëri, (ku tashmë, të gjitha llojet e pushtetit janë pronë e padiskutueshme e tij), por në shumë vende të tjera të botës, përfshi DASH, për të luftuar kundra lirisë njerëzore, vlerave morale, mirëqenjes dhe civilizimit Perëndimorë.

Më 7 Korrik, le t’i tregojmë botës se nga praktika, ne, shqiptarët kemi ardhur në konkluzion se: Çdo socialist është një diktator i kamufluar, dhe se thënja e Maximilien Robespierre,(një nga figurat më influenciale të Revolucionit Francez, ekzekutuar në giontinë, në 1794) “Sekreti i lirisë është edukimi i popullit, ndërsa sekreti i tiranisë është mbajtja e popullit injorant” , duhet të shkruhet në çdo vend të dukshëm, e të mësohet përmendësh nga gjithkush, e veçanërisht nga ata njerëz që ndoshta nga padituria, apo naiviteti, vazhdojnë të mbështesin forcat e Majta, –motivi kryesor i të cilëve është mbajtja me ç’do kusht, e pushtetit të tyre tiranik, -duke ç’frytëzuar pikërisht injorancën, që ata, me një zell të pashoq, e kultivojnë në popullin e tyre.

Shpesh thuhet se ‘shqiptarët nga varfëria ja shesin shpirtin djallit’! Dhe kjo fatkeqësisht, deri-diku është një realitet. Me këtë rast nuk besoj se është gabim t’ju rikujtojmë të gjithë atyre, që kanë harruar bëmat e djallit, dhe veçanërisht, rinisë tonë, (që kryesisht jeton në një fantazi juvenile-hedonistike), dhe botës perëndimore, “sukseset” 50 vjeçare të komunizmit shqiptar, (pra baballarëve të Socialistëve të sotëm), që në mënyrën më ç’njerëzore përdorën gjakun e dëshmorëve, që dhanë jetën duke besuar në idealet e tyre komuniste, për një Shqipëri indipendente, të lirë, të begatë, e demokratike, pa e ditur se pas “çlirimit” gjaku i tyre, do të përdorej për çimentimin e giontinës komuniste: ku mijëra shqiptaër do të ekzekutoheshin “në emër të popullit”, pa asnjë faj. Le të mos harrojmë krimet e komunizmit, dhe jetën skëterrë që na “dhuroi”. Le të mos harrojmë mbi 5.037 burra, dhe mbi 600 gra të pushkatuara, -pa harruar edhe rreth 6000 viktima të pa-varre! Le të kujtojmë deklaratën e ish-hetuesit të përgjithshëm, Qemal Lame, -që në vitin 1982, -22.4 % e popullsisë ishte e dënuar, -një rast unik në botë. Për të mos e zgjatur me kujtime të tjera trishtuese, si me burgjet primitive ç’njerëzore, kampet e interrnimit, dhe mijëra gra, burra e fëmijë të internuar. Nuk mund të lë pa e thënë mendimin tim personal se, nga krimet më të mëdha që komunistët bënë kundra popullit shqiptar ishte: ‘Heqja e Kënaqësisë Për Jetën”, gjë që pothuajse është stampuar në kodin tonë gjenetik. Këtu mendoj se buron edhe mentaliteti ‘ç’më duhet mua’!

Fatmirësisht, ka shumë gazetarë simpatizues që me kënaqësi do të jepnin këshillime protestuesve se si mund të kenë një paraqitje/platforme maksimale të këtyre eventeve, por fatkeqësisht, jo rrallë këta gazetarë përballohen me abuzime nga njerëzit që mundohen t’i intervistojnë, ashtu si ka edhe gazetarë, analistë, opinionistë militantë të majtë, që paturpësisht, akoma mundohen të “analizojnë” figurën e Sali Berishës, nën-hijen e “non-gratës”, duke dashur kështu që me një naivitet të qëllimshëm, të venë interesat dashakeqëse të mafjes Sorosjane, në dëm të interesit kombëtar, me shpresë se mbrojtja e Amerikës ndaj tyre do të shpërblehet. Ata s’humbin asnjë rast për të hedhur baltë mbi këtë figure karizmatike, jo-korruptuese, që më shumë se kurrë, sot ai i duhet popullit dhe kombit tonë.

Ndërsa, shumë më çudit edhe fakti se sa më shumë Sali Berisha i afrohet fitores drejt mundësisë së nxjerrjes së vendit nga kjo krizë, sa katastrofale, aq edhe poshtëruese, –aq më të egra bëhen goditjet ndaj Tij! Nuk do ta tregoja kurrë këtë histori të shkurtër, po të mos më ngacmonte një thënje e Frrok Çupit, tek gazetari Dudushi, ku pak a shumë ai tregonte se “… i porositëm njerëzit të votonin për kryetar Sali Berishën, se ndryshe do të na çmendëte”. Fjala ishte për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PDSH, në shkurt 1991, ku unë, (si kryetar i PD së rrethit Pukë, në atë kohë, dhe anëtar i këtij Këshilli, -sigurisht që sëbashku me delegatët e Pukës, isha një nga pjesëmarrësit në atë mbledhje. Më kujtohet mjaft mirë, e kundërta e asaj që tregonte Çupi, -pra, për hir të së vërtetës, (këtë shpresoj ta mësojë edhe vetë Berisha, pas 31 vitesh), më duhet të them se një nga anëtarët e nderuar të Kryesisë së PDSHs, -një mik i imi, që e respektoja mjaft, (s’po i përmend emrin), kishte dalë të më priste tek ish-hotel Vjosa, ku unë me delegatët e Pukës do të parkonim autobuzin. Dukshëm, ai ishte përpunuar nga Kryesia Nismëtare e asaj kohe, sepse megjithë respektin e madh, që ai kishte për Berishën, për arsye që edhe sot si kuptoj, ai m’u lut që unë me delegatët e mi, dhe të gjithë ata që kisha miqësi me to, të votonim për kryetar të PDSH, Neritan Cekën. Unë s’po zgjatem më tepër në dialogun që patëm me mikun tim, në një klub tek ish Hotel Peza, ku ai me bujarinë që e karakterizonte, më qerasi me një birrë.

Po e mbyll këtë mikro-tregim, duke i sygjerue gazetarit të nderuar Çupi, dhe shumë gazetarëve, analistëve, që më së shumti tingëllojnë si opininistë militant të majtë, thënjen e ish-presidentit Amerikan Benjamin Franklin: “Mos gjuani me gur në komshitë tuaj, nqs dritaret tuaja janë me xhama”! Dr. Berishës, (me një respekt tepër të veçantë), do t’i sygjëroja një këshillë të Churchill: “Ju kurrë s’mund të arrini në destinacionin tuaj, nëse ndaloni që t’hidhni gurë ndaj çdo qeni që leh”.

Ky episod, -pra dialogu që pata me mikun tim, diku afër ish-hotel Pezës, tregon më së miri se Sali Berisha, se ka pasur asnjëherë rrugën e shtruar, dhe se “gabimet” e tij, gjatë rrugës, nuk janë ba nga padija, apo neglizhenca, por thjesht, nga lëshimet e tij, për të vazhduar përpara, ecjen me pengesa. Falë përkushtimit maksimal, guximit, dhe aftësive të tij të jashtëzakonshme, ai jo vetëm që ka mbijetuar, por edhe i ka dhënë Shqipërisë, dhe Kombit Shqiptar, atë ç’ka kërkush tjetër s’mund t’ja jepte kurrë. Dhe tani jam mëse i bindur se Qeveria Berisha 3, – do të realizojë me sukses të plotë, -jo vetëm çfarë ka lënë më parë, por edhe shumë-e-shumë gjëra të tjera, -por mbi të gjitha, -Sali Berisha, do t’ju kthej shqipëtarëve shpresën e humbur, dhe kënaqësinë për jetën.

Këtë pra po pret diaspora shqiptare, -instalimin e Qeverisë Berisha 3. Atëherë, unë do të jem nga të parët që me profesionin tim, do të rikthehem atje për të dhënë kontributin tim vullnetarë, në përmirësimin e Sistemit Shëndetësor, drejt niveleve perëndimore, ku unë punoj tash mbi 20 vjet.

Suksese, dhe mirë-u-pafshim në një Shqipëri të lirë, me vlera të vërteta demokratike, -jashtë kthetrave socialist-sorosjane.