Ballina Ravijëzime Çfarë tregoi testi i përplasjes së dy modeleve të njëjta të veturës,...

Çfarë tregoi testi i përplasjes së dy modeleve të njëjta të veturës, që janë prodhuar për tregje të ndryshme?

 

Gjatë viteve të 80-ta ishte spekuluar se Volkswagen Golf nga Gjermania dhe ai nga fabrika e Sarajevës, TAS, nuk janë të njëjtë. Si është situata sot?

Derisa më herët ishte menduar për cilësinë e prodhimit dhe besueshmërinë, sot siguria mbetet në plan të parë.

Testet e përplasjeve tregojnë se veturat për tregje të ndryshme dallojnë, e shkak për këtë janë standardet e ndryshme.

Një rast i tillë është Global NCAP, që testoi përplasjen e Hyundai Accent për tregun amerikan dhe atë meksikan, që bartë logon Grand i10 Sedan.

Është interesant se modeli për tregun amerikan prodhohet në Meksikë, e ai për Meksikën në Indi.

Testi tregoi që Accent për tregun amerikan është shumë më i sigurtë. Doli se karroceria është më e fortë, e ndihmë të madhe kanë dhënë edhe jastëkët me ajër.

Modeli për tregun meksikan ka pasur vetëm dy jastëkë me ajër, e në aksident është dëmtuar aq shumë sa që timoni ka ndërruar anë.

Përfundimi është i qartë – në versionin që shitet në Meksikë janë gjasat më të mëdha që ta pësoni me jetë në rast se aksidentoheni.