Barcelona ka nënshkruar një marrëveshje me “Spotify” si sponsor zyrtar të klubit, duke u vendosur në fanellat që do të veshin lojtarët, por jo vetëm.
Gjithashtu, klubi katalanas ka konfirmuar dhe ndryshimin e emrit të stadiumit legjendar “Camp Nou”, duke e quajtur në “Spotify Camp Nou”.
Tashmë logo e një prej platformave më të mëdha të muzikës do të jetë në çdo cep të stadiumit, ku gjithashtu pritet të organizojë koncerte të këngëtarëve që janë të lidhur me “Spotify”.