Kur bëhet fjalë për bukurinë dhe kujdesin zgjedhja më perfekte dhe komode janë thonjtë me xhel. Por a keni menduar ndonjëherë se thonjtë me xhel mund të jenë një kërcënim për shëndetin tuaj.

Llampa UV, e cila është specifike për tharjen e thonjve me xhel, ka qenë jo pak herë një temë diskutimi. Ajo mund të shkaktojë qeliza kancerogjene në lëkurën tonë si dhe gjithashtu ndikon në plakjen e lëkurës para kohe.

Përveç furrës, edhe xheli mund të ndikojë negativisht te thonjtë tanë. Xheli dobëson thonjtë duke i bërë ato me kalimin e kohës më të hollë dhe më të brishtë. Dhe për të pasur sërish thonj të shëndetshëm duhet të prisni derisa të rriten plotësisht. Ndaj dhe këshillohet që t’i lini thonjtë herë pas here pa lyer dhe gjatë kësaj kohe të përdorni produkte për mirëmbajtjen e tyre.