Me 8 të qershorit 2022, ora 18.00-20.00, në Restaurant Piano Bar Piazza në Tiranë (Sheshi “Harry Truman”. Rruga“Dedë Gjo Luli”, mbrapa Muzeut Historik Kombëtar), do të jetëHapja e Ekspozitës Personale me akuarele e piktoritshqiptaro-amerikan, SERGIO BITICI.
Kuratori (përkujdesori) i Ekspozitës është piktoriBuron KACELI – Mjeshtër i Madh.
Kjo Ekspozitë pritet të ketë vizitorë të shumtë, personalitetetë artit e të kulturës, artdashës nga Shqipëria e Kosova dheRajoni Ballkanik Shqiptar si dhe nga Diaspora Shqiptare nëAmerikë dhe Europë, pasi piktori i kësaj Ekspozite Personale, Sergio BITICI, përveçe është i njohur si piktor me punimet e ekspozitat e tij, me publicistikën mediatike, studimet, librate tij monografik të botuar në Amerikë, njiherit është dhenjë nga veprimtarët e shquar atdhetar e kulturor, lobues e kontribues gjysëmshekullor për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Kosovës, për Demokracinë në Shqipëri, përÇështjen Kombëtare Shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
I urojmë suksese piktorit Sergio BITICI me këtë ekspozitëpersonale në Atdheun e Tij të Shenjtë, në Tiranë, metropolinshqiptar, pasi kjo ekspozitë është njiherit dhe pjesë e mirë e veprimtarisë së tij atdhetare e kulturore për Kombin Shqiptar.
Ramiz LUSHAJ
Tiranë, 6 qershor 2022